Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria dërgon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të tjerët  

2025/02/10 at 1:08 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutimi i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria dërgon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të tjerët  

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt, si edhe 4 të pandehurit e tjerë. 

Ndaj Vladimir Kolës është ngritur akuza për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’, ndërsa për 4 të pandehurit e tjerë me iniciale Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’. 

Krimi i rëndë në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ tronditi Tiranën mbrëmjen e 30 Tetorit 2022. 

Sipas organit të akuzës, vëllai i Briken Sanajt është konfliktuar në vitin 2012 me vëllezërit e Vladimir (Valmir) Kola, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën. 

Nga hetimet ka rezultuar se atentatori ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit. 

Më pas Vladimir (Valmir) Kola ka blerë një automjet duke përdorur targat e një makine tjetër, që pas vrasjes së Briken Sanajt u gjetur e djegur në fshatin Domje. 

Brenda automjet u gjet edhe arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme. 

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin V.K., për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq për ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’ shtetasin V.K. për vrasjen e shtetasit B.S. në kompleksin ‘Kodra e Diellit’ më 30.10.2022. 

Po kështu, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dhe katër shtetasit e tjerë, Gj.K., K.A., E.H., dhe Z.K. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ e ‘Përkrahje të autorit të krimit’. 

Nga hetimet e procedimit penal nr.7911, 2024 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se vëllai i viktimës në vitin 2012 është konfliktuar me vëllezërit e autorit, pasi i kanë ngacmuar të fejuarën. 

Në përfundim të hetimeve mbi ngjarjen e tetorit 2022 ku shtetasi B.S. u qëllua me armë zjarri, këqyrjes së kamerave, vendit të ngjarjes dhe administrimit të aktekspertimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në konkluzionin se i pandehuri V.K., ka udhëtuar nga Barcelona në drejtim të Aeroportit të Podgoricës dhe ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme pa u regjistruar në pikën e kontrollit. 

Pas kësaj ai ka blerë një automjet duke përdorur target e një mjeti tjetër, i cili pas vrasjes së shtetasit B.S. është gjetur i djegur në fshatin Domje. Brenda tij është gjetur arma e krimit, ndërsa autori ka kaluar sërish në Mal të Zi në mënyrë të paligjshme. 

Sa më sipër, prokuroria kërkon dërgimin në gjyq për të pestë të pandehurit. 

Ju sugjerojmë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Kryesore

KQZ publikon shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

11 Maj, 2025 2:40 pm
Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!
Kryesore

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

11 Maj, 2025 2:25 pm
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar
Kryesore

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar

11 Maj, 2025 2:25 pm
Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
Kryesore

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

11 Maj, 2025 2:06 pm
 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!
Kryesore

 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!

11 Maj, 2025 1:59 pm
Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…
Aktualitet

Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…

11 Maj, 2025 1:54 pm
“Ndërtojmë rrugë thonë, vjedhje të tmerrshme!”/Berisha: Paratë të ishin për pensione
Kryesore

Tensionet dhe parregullsitë/ Berisha: Ata që shkelin ligjin do të marrin përgjegjësi

11 Maj, 2025 1:41 pm
Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…
Kryesore

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes,qytetarët denoncojnë:U ushtrua presion…

11 Maj, 2025 1:39 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve

11 Maj, 2025 1:30 pm
Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti
Kryesore

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

11 Maj, 2025 1:19 pm
Para
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrës në organizatë kriminale, arrestohen dy të rinj 

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrës në organizatë kriminale, arrestohen dy të rinj 

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re”, Rama flet për projektet në qytet: Është fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! 

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re”, Rama flet për projektet në qytet: Është fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! 

Vrasja e 14-vjeçarit/Dëshmia e babait të të plagosurit, reagon Policia e Shtetit: S’ka autor të dytë të përfshirë në këtë ngjarje 

Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit 

TE FUNDIT

KQZ publikon shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
11 Maj, 2025

Ditën e sotme qytetarët e Shqipërisë po votojnë për Parlamentin e ri. Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja...

Lexo më shumë

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!
11 Maj, 2025

Zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku ka hedhur votën e saj në Fier. Pasi ka kryer...

Lexo më shumë

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar
11 Maj, 2025

Pas lajmit të publikuar në mediat ku një nuse voton me vellon e bardhë në një qendër votimi në Fushë-...

Lexo më shumë

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
11 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka folur për mediat nga një qendër votimi në Bashkinë e Vorës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com