Ka ndërruar jetë pas rreth një jave i shtruar në spital 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në atentatin e 12 majit në Butel të Shkupit, ku mbeti i vrarë biznesmeni shqiptar Kamber Idrizi.
43-vjeçari Kamber Idrizi ishte së bashku me nipin e tij Ergin Iseni në makinën tip “Golf”, në momentin kur persona ende të pa identifikuarqëllun me armë zjarri drejt tyre duke lënë të vdekur në vend Idrizin dhe duke plagosur rëndë Isenin.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat maqedonase, ndaj dy viktimave është qëlluar me mbi 80 plumba kallashnikovi. Ndërkohë 6 plumba kanë kapur Ergin Isenin, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë pas rreth një jave në spital.
Ndaj Kamber Idrizit në vitin 2019 ishte organizuar një tjetër atentat kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup./Opinion.al