Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i Bilalit, merret në pyetje A.Xhabafti: Isha për drekë me miqtë

2019/01/31 at 6:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Vrasja për hasmëri, ja kush është Arben Bilali

Grupi hetimor ka mbledhur të dhëna dhe dëshmi për atentatin mafioz të ditës së djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 50- vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie. Kamerat e shumta të sigurisë dhe dëshmitë kanë ndihmuar policinë të zbardhë gjithë dinamikën dhe të identifikojë mjetin me të cilin u krye atentati, një Mercedes Benz, ngjyrë blu me targa false AA 757 RV.


Këto targa i përkasin një mjeti Fiat Punto, i vjedhur në Vlorë në vitin 2017. Ndërsa autorët besohet se kanë qenë vrasës me pagesë. Bilali u vra pranë banesës së tij në Selitë, teksa ishte duke zbritur nga makina, pasi kishte qenë me një shokun e tij për kafe, pranë “Unazës së Re”.

TV Top Channel raporton se “hetuesit kanë mundur të sigurojnë dy dëshmi me interes për hetimin. Njëri prej dëshmitarëve ka thënë se përpara disa ditëve i ka ndjekur një makinë, e atë ditë ishte duke udhëtuar me viktimën. Gjithashtu, një tjetër shok i viktimës ka thënë se një makinë i ka ndjekur ditët e fundit. Nga hetimet mësohet se, viktima ka pasur një pistoletë me vete, por shokët e tij ia kanë hequr në momentin që e larguan trupin e tij për në spital, për t’ia dorëzuar më pas policisë”.
“Prokuroria ka marrë në pyetje gjatë kësaj të enjteje edhe A. Xhabaftin, i kthyer në Shqipëri së fundi pasi jeton në Angli. Shërbimi i Provës i ka kërkuar atij të paraqitej më 23 janar, sepse është i dënuar me punë në interes publik, për veprën penale të kundërshtimit të policisë.

“Erdha në Shqipëri për këtë dënim, – ka thënë A. Xhabafti. – Nuk kam probleme dhe të ndjerin e kam parë vetëm një herë në vitin 1992. Ditën që ndodhi krimi isha për drekë me miqtë”. Edhe kjo dëshmi është zbardhur nga Top Channel. Madje, A. Xhabafti ka thënë para hetuesve se, edhe kur i vranë vëllanë i kishte dërguar lajm Bilalit se nuk e kishte nga ata, lajm të cilin e kishte dërguar me anë të shtetasit G.C.

Kujtojmë se Arbeni është viktima e tretë në familjen Bilali. Më parë atij kanë vrarë dy vëllezërit. Bujar Bilali u vra në 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010./Burimi: TCH

*Fotot nga vendi i ngjarjes

Etiketa: Arben Bilalipoliciapyetjetiranevrasje mafiozexhabafti


Ju sugjerojmë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Para
“Je më e bukura në botë” Madonna e fiksuar pas modeles, e përndoqi dy vite

Sot prej më të pasurave,Madonna rrëfen varfërinë e saj: Më vinte kaq turp

A do e dekretojë Meta, ministrin “11 muajsh” që s’ka votuar në Shqipëri?

Çertifikata e sigurisë së Cakajt,ngrihet Komisioni Hetimor kryesuar nga PD

VIDEO OPINION/ Cilësia e ilaçeve në Shqipëri!

VIDEO OPINION/ Cilësia e ilaçeve në Shqipëri!
















TE FUNDIT

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com