Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, policia ka shoqëruar 13 persona.
Sipas News 24 shoqërimi është bërë për faktin se në burg nuk punonte për një kohë të gjatë skaneri, por edhe disa kamera sigurie.
Kujtojmë se Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.