Aktualitet

Ekzekutimi i 71-vjeçarit nga RENEA, Balla: Policia bëri gjithçka mundi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:40 - 24/09/20 |
Al Do

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të operacionit të Policisë së Shtetit në Elbasan, ku u neutralizua 71-vjeçari, Lefter Zhidru, i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë për disa orë.

Në një postin në Facebook, Balla përgëzon policinë duke shkruajtur se bëri gjithçka që mundi dhe i ka uruar shërim të shpejtë dy të rinjëve që mbetën të plagosur aksidentalisht kur Lefter Zhidru qëlloi ndaj policisë.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe garantimit të rendit publik. Shërim të shpejtë dy djemve të rinj që pabesisht teksa kalonin rrugën ranë pre e sulmit sot në Elbasan. Policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej, por askush nuk mund të guxojë të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Policisë”, shkruan Balla./ Opinion.al

Pas