Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, ende asnjë autor të dyshuar

2025/04/28 at 11:00 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, ende asnjë autor të dyshuar

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, por deri më tani uniformat blu nuk duken të kenë arritur gjëkundi, pasi nuk ka ende një autor të dyshuar.


Gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, raporton se ka një mungesë të theksuar të provave materiale për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, motivin e saj dhe identifikimin e autorëve.

Nga ajo që dihet deri më tani është fakti se Hoxhaj është qëlluar nga rrugica “Hajro Çakërri”, nga ku nuk ka kamera sigurie, një ndihmesë e madhe kjo për autorët e krimit për të mos u identifikuar nga blutë. Atentatorët më pas janë larguar nga rruga e pasme.

E pse mungesa e kamerave të sigurisë në këtë rrugicë është një sfidë për hetuesit, këta të fundit po mbajnë shpresa në kamerat e sigurisë përreth, për të gjetur sadopak një material ndihmës në zbardhjen e krimit.

Viktima nuk raportohet të ketë pasur ndonjë precedent penal në të shkuarën, as ndonjë konflikt që mund të pasonte në vrasjen e tij.

“Policia e Vlorës nuk ka ende asnjë pistë konkrete hetimi sa i përket zbardhjes së ngjarjes. Asnjë autor i dyshuar për momentin, për arsye se mungojnë provat material dhe sigurisht mungesa e provave materiale ka vështirësuar punën e bluve të Vlorës. Ajo që i ka ndihmuar pak le të themi, kanë qenë kamerat e sigurisë, ku ata janë fokusuar.

Megjithatë, ajo që duhet të themi është që atentatorët kanë goditur nga rrugica “Hajro Çakërri”, në të cilën nuk ka pasur kamera sigurie. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është kapur dhe është vërejtur vetëm një sekuencë ku mund të shihet fare qartë trupi i 58-vjeçarit duke rënë përtokë, pikërisht duke përshkuar rrugën në lagjen Hajro Çakërri, në momentin kur ishte duke shkuar për në banesën e tij rreth orës 6 të mëngjesit.

Por, në kamerat e sigurisë, nuk shihet asnjë nga atentatorët që del në rrugë kryesore. Pra, ata kanë qëlluar nga rrugica pa kamera sigurie dhe janë larguar po nga rruga e pasme.

Sa i përket të shkuarës së 58-vjeçarit, deri më tani sipas informacioneve që kemi, duke marrë për bazë deklaratat që kanë dhënë të pyetur në polici familjarët e të afërmit e Hoxhaj, duhet thënë në fakt se ky person nuk ka pasur precedent penal të mëparshëm apo ndonjë konflikt të mëhershëm që do çonte në kryerjen e këtij atentati.

Ajo që dua të theksoj është deklarata e Klodiana Rakipajt, bashkëjetuesja e të ndjerit. Po t’i bazohemi dëshmisë së saj, ajo shprehet se kishte 2 vite që bashkëjetonte me 58-vjeçarin, ndërkohë ky i fundit ka punuar më parë si roje nate në një subject privat pranë shtëpisë ku ata jetonin, por ka lënë punën në këtë subjekt prej një viti, konkretisht në janar të vitit që lamë pas”, raporton gazetarja  Haskaj.

Renato Hoxhaj u ekzekuta mëngjesin e së dielës (27 Prill) me 3 plumba, 2 prej të cilave në kokë dhe 1 në kraharor. Ka qenë partnerja e tij ajo që ka njoftuar Policinë, pasi e gjeti të pajetë në rrugicë, rreth 2 orë pas ngjarjes.

Në një intervistë ekskluzive, bashkëjetuesja e të ndjerit u shpreh se i dëgjoi të shtënat kur ndodhej në shtëpi, por i konsideroi si fishekzjarre.

“Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë”, tha Rakipaj për gazetaren Greta Haskaj./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale
Bota

Presidenti i Sirisë-Izraelit: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

13 Nëntor, 2025 6:12 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, një pengesë për procesin e anëtarësimit në BE

13 Nëntor, 2025 5:36 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE
Kryesore

“Gati të nënshkruajmë”, Rama:Jemi i njëjti vend me Italinë,mjafton një komisar në BE

13 Nëntor, 2025 4:09 pm
Para
Aksident në aksin Lezhë-Manati, 5 të plagosur/ Njëri dërgohet urgjent drejt Traumës

Aksident në aksin Lezhë-Manati, 5 të plagosur/ Njëri dërgohet urgjent drejt Traumës

Marrëveshja për shërbimin shëndetësor/Rama: QSUT, si një pikë referimi për Ballkanin

Netanyahu bën thirrje për çmontimin e infrastrukturës bërthamore të Iranit

Netanyahu bën thirrje për çmontimin e infrastrukturës bërthamore të Iranit
















TE FUNDIT

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
13 Nëntor, 2025

Kombëtarja ka fituar 1-0 “finalen” ndaj Andorrës duke hedhur një hap të madh drejt playoff-it të Botërorit, në pritje të...

Lexo më shumë

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
13 Nëntor, 2025

Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua...

Lexo më shumë

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
13 Nëntor, 2025

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com