Kronikë

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, identifikohen 2 autorët në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:41 - 04/03/21 |
Opi Nion

Një ditë pas ekzekutimit të Tauland Beqiraj në Vlorë, mësohet se policia ka identifikuar dy personat e shpallur për vrasjen e 31-vjeçarit.

Neës 24 raporton se janë shpallur në kërkim shtetasit Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e krimit, 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, në kryerjen e krimit.

Të tre këta persona morën pjesë në vrasjen e Beqirajt   dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë 31-vjeçarin ndërsa një i tretë i ka pritur në makinën për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Deri tani autoritetet kanë vënë në pranga vetëm një prej tyre, 44-vjeçarin, Hans Jonuzi.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç.

Kujtojmë se 31-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Taulant Beqiraj, djali i një ish-polici njihej edhe si Tauland Manaj, Tauland Gjikaj. Ai ishte një emër i njohur për policinë pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë./Opinion.al

Pas