Kronikë

Ekzekutimi i 19-vjeçarit në Shkodër, autorët u siguruan që i riu kishte vdekur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 19/09/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në dritë një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u ekzekutua në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Sipas Klan news dy kanë qënë atentatorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Ata kanë qëlluar të paktën 8 herë në drejtim të 19-vjeçarit dhe janë larguar në momentin që janë siguruar se ai kishte ndërruar jetë.

Ndonëse autoritetet policore vijojnë intensivisht punën për identifikimin e tyre, deri më tani kjo ngjarje e rëndë nuk ka ende autor. Hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim, e cila u gjet së bashku me motorin e përdorur prej tyre.

Ndërkohë në lokalin ku ndodhi ngjarja mësohet se ka 5 kamera sigurie të cilat janë sekuestruar, ndërsa dëshmitarët kanë qenë të shumtë për shkak se lokali ndodhet pranë stadiumit dhe kishte klientë që po shihnin ndeshjen.

Pas