Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, është marrë në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Burime nga Prokuroria informojnë se Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat, shkruan tvklan.
Në mes të Dhjetorit 2023, Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin.
I plagosur mbeti dhe shoku i qelisë së Lleshit, Indrit Shaqja. Teksa është aluduar se vrasja ka të bëjë me një porositje nga jashtë në formë gjakmarrjeje.