Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 66-vjeçarit këtë mëngjes në Tiranë. Përmes një njoftimi bëhet me dije se viktima është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për zbardhjen e ngjarjes.
“Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al