Sport

Ekuadori mposht Katarin 2-0 në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 20/11/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar ndeshja e parë e Kupës së Botës, e cila u luajt mes Katarit dhe Ekuadorit, ku ky i fundit ka triumfuar me rezultatin 0-2.

Ndeshja nisi mjaft mirë për Ekuadorin teksa që në minutën e 3′ gjetën golin me Valencian por, ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, 13 minuta më vonë Valencia gjeti sërish golin këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, në minutën e 31’ ishte sërish Enner Valencias i cili shënoi golin, këtë herë me kokë pas një asisti të Preciado, duke e mbyllur sfidën me dopietë.

Ekuadori ngjitet kështu në vendin e parë me 3 pikë në Grupin A, në pritje të sfidës tjetër të grupit Senegal-Holandë e cila luhet nesër në orën 17:00./Opinion.al

Pas