Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

2020/05/18 at 9:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekstremistët po përpiqen të keqpërdorin protestat në Evropë

Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremistëve të djathtë të protestave për shkak të masave kundër koronavirusit. Mund të tërhiqen paralele me protestat kundër valës së refugjatëve.


“Ne po shohim një trend të përpjekjeve për instrumentalizimin e protestave nga ekstremistët, në veçanti nga ekstremistët e djathtë”, deklaroi presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Thomas Haldenwang, për gazetën “Welt am Sonntag”. Ajo që ka filluar me propagandë në internet, me teori komploti dhe lajme të rreme për pandeminë, tani po transferohet në botën reale.

Ekstremistët e djathtë po kërkojnë të bashkangjiten me qytetarët që po protestojnë dhe i kanë ftuar aktivistët e vet të jenë sa më aktivë në protesta, theksoi Haldenwang. “Ekziston rreziku që ekstremistët e djathtë të futen në masën e protestave të qytetarëve që respektojnë të gjitha rregullat kushtetuese dhe në një moment të dalin në krye të tyre”, thonë autoritetet.

Deri tani në protestat që janë parë në Gjermani nuk vërehet ndonjë koncept apo lëvizje politike pas tyre, sepse protestat po bëhen nga një strukturë heterogjene e njerëzve. Por autoritetet janë të shqetësuara për shkak të mundësisë që ekstremistët të keqpërdorin këto protestat, ngjashëm si në kohën e krizës së refugjatëve, shpjegon Haldenwang.

Edhe ministri i Brendshëm i Renanisvë Veriore-Vestfalisë Herbert Reul mendon se ky rrezik është real: “Nën lëkurën e deleve kemi aktualisht shumë ujq, që me parullat e tyre antidemokratike po përpiqen të futen në mesin e shoqërisë”, theksoi politikani i CDU-së për gazetën “Welt am Sonntag”. Në protestat për shkak të masave ndaj virusit Corona mund të shihen grupe të ndryshme të shoqërisë – pjesërisht edhe aktivistë të grupeve ekstreme.

Përfaqësuesit e partive në pushtet por edhe ata të opozitës kanë shprehur frikën ditët e fundit se në mesin e protestuesve mund të futen edhe forca antidemokratike që do të përpiqen të instrumentalizojnë këto protesta për qëllime të veta politike. Mijëra njerëz kanë protestuar në fundjavë në qytetet e mëdha gjermane kundër masave të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-CoV-2. Gjatë protestave, të cilat kanë qenë shumë më të mëdha sesa është menduar, janë dëgjuar parulla të ndryshme kundër masave të qeverisë, por edhe parulla të ndryshme që kanë lidhje me teoritë e komplotit.

Shqetësime edhe në vendet e tjera evropiane

Protesta kundër masave në kohën e virusit Corona ka pasur këtë fundjavë edhe në shumë vende të tjera evropiane. Në Poloni ka pasur edhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në Britani të Madhe dhe Zvicër ka pasur edhe arrestime. Autoritetet në Varshavë e kanë quajtur protestën në kryeqytetin polak ilegale, sepse organizatorët nuk kanë pasur kurfarë leje për mbajtje. Në Hyde Park të Londrës janë arrestuar shumë persona me shpjegimin se protestuesit nuk i kanë mbajtur rregullat e distancës. Në Britani të Madhe kanë protestuar jo vetëm kundër masave të qeverisë por edhe kundër obligimit të vaksinimit, pas gjetjes së një vaksine kundër këtij virusi. Policia ka shpërndarë shumë aksione protestash në Zvicër, sepse atje ndalohet mbledhja e më shumë se pesë personave në një vend. Protesta ka pasur edhe në Madrid të Spanjës por dhe vende të tjera./ DW



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Radhë kilometrike nga Elbasani në drejtim të Tiranë, policia kontrollon…

Radhë kilometrike nga Elbasani në drejtim të Tiranë, policia kontrollon...

Abdyl Frashëri-Giuseppe Garibaldit: Armiku ynë është Greqia, ne jemi…

Abdyl Frashëri-Giuseppe Garibaldit: Armiku ynë është Greqia, ne jemi...

Protesta për Teatrin, arrestohen 7 qytetarë

Protesta për Teatrin, arrestohen 7 qytetarë
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com