Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

2025/06/12 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

Ekstremistët nga e djathta dhe e majta në Gjermani po shtohen, ndërsa ekstremistët janë gjithnjë e më të rinj. Po rritet edhe ndikimi i “Shtetit Islamik”.


Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt(CSU) është në këtë detyrë vetëm rreth pesë javë, por ai është i vetëdijshëm se po ndihmon në drejtimin e një vendi dhe një shoqërie gjithnjë e më të polarizuar – ku po forcohen ekstremistët e ndryshëm.

Në fillim të një konference për shtyp mbi raportin e vitit 2024 të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues, ai tregoi një grafikë që tregonte se sa është rritur potenciali i njerëzve në ekstremin e krahut të djathtë në Gjermani. Dhjetë vjet më parë, kishte rreth 20.000 ekstremistë të djathtë, ndërsa tani ky numër është më shumë se dyfish më i lartë.

“Potenciali i ekstremistëve të krahut të djathtë u rrit ndjeshëm në vitin 2024, me rreth një të pestën – nga mbi 40.000 në më shumë se 50.000. Kjo është një shifër e frikshme. Për herë të parë, numri i ekstremistëve të krahut të djathtë ka tejkaluar 50.000,” tha Dobrint.

Ky është një numër i pritur, shtoi ai. Por prapëseprapë përfaqëson një pikë kthese. Sidomos pasi shërbimi i inteligjencës gjermane vlerëson se rreth 14.500 prej tyre janë të gatshëm për dhunë. Ndër arrestimet e fundit ishte një 14-vjeçar.

Kohët e fundit vëmendje ka zgjuar edhe një lajm: në mesin e majit, Zyra e Prokurorit Federal arrestoi pesë anëtarë të grupit të dyshuar terrorist ekstremist të krahut të djathtë “Vala e Fundit e Mbrojtjes”. Në pesë lande, policia ka vepruar kundër një grupi që ekspertët besojnë se aktualisht është ndoshta më radikali nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë.

Anëtari më i ri i arrestuar është vetëm 14 vjeç. Ndër të tjera, grupi dyshohet se planifikoi sulme ndaj strehimoreve të refugjatëve.

Ekstremistë të rinj të instrumentalizuar nga fuqitë e huaja

Të rinj, të radikalizuar shpejt, të vendosur për të vepruar – sipas Alexander Dobrint, ky model nuk vlen vetëm për skenën e krahut të djathtë. Pothuajse çdo ditë, thotë ministri, regjistrohen sulme ndaj shtetit. Forcat ruse, për shembull, po përhapin disinformata dhe po kryejnë sulme kibernetike në numër gjithnjë e më të madh. Kjo është rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në pranverën e vitit 2022. Këta aktorë të jashtëm shpesh përdorin edhe gjermanë të rinj. Siç shpjegoi Sinan Selen, zëvendëspresident i Zyrës gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, këta të rinj quhen “agjentë të nivelit të ulët”, e numri i tyre po rritet me shpejtësi:

“Këta janë njerëz shumë të rinj që është veçanërisht shqetësuese për ne, sepse ata nuk janë formuar ideologjikisht gjatë një periudhe të gjatë kohore, por radikalizohen shumë shpejt dhe janë të gatshëm të veprojnë shpejt.”

Kina gjithashtu po e intensifikon gjithnjë e më shumë spiunazhin e saj, i cili synon kryesisht ekonominë. Edhe numri i ekstremistëve të krahut të majtë është rritur, megjithëse më pak – nga 37.000 në 38.000 njerëz.

“Shteti Islamik” po tërheq përsëri gjithnjë e më shumë myslimanë të rinj.

Pas një periudhe të gjatë aktiviteti relativisht të ulët,islamizmi i dhunshëm në Gjermani është përsëri në rritje. Shërbimi i inteligjencës vendase tani vlerëson se ky potencial përfshin rreth 28.000 njerëz – nga të cilët pothuajse 10.000 janë të gatshëm për dhunë.

Milicitë terroriste islamike si Hamasi dhe Hezbollahu nga jashtë po përpiqen të fitojnë mbështetjen e të rinjve në veçanti. “Shteti Islamik” (IS) është bërë veçanërisht aktiv në Gjermani që nga fillimi i luftës në Gaza, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023.

Në këtë drejtim, Sinen Selen tha: “IS ka shfrytëzuar me sukses temën e Lindjes së Mesme dhe Rripit të Gazës – e ka përfshirë atë në procesin e radikalizimit dhe në narrativat e tij dhe kështu ka qenë në gjendje të ndikojë tek të rinjtë.”

Dobrint: Ekstremizmi i krahut të djathtë është problemi më i madh

Por, sipas Ministrit Dobrint, problemi më i madh në Gjermani mbetet ende ekstremizmi i krahut të djathtë. Ai thekson se rreth 20.000 njerëz që konsiderohen hapur ekstremistë të krahut të djathtë janë anëtarë të Alternativës për Gjermaninë (AfD), partia më e fortë opozitare në Bundestag.

Vetë Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues e vlerësoi partinë si ekstremistetë krahut të djathtë të konfirmuar në raportin e saj të fundit, por nuk e përdor më këtë etiketim, sepse AfD ka nisur procedura ligjore kundër saj.

Megjithatë, Dobrint nuk mundi ta shmangte pyetjen – a duhet të ndalohet AfD?

Kritikët besojnë se ky do të ishte një proces i gjatë, pafundësisht i ndërlikuar, pa asnjë shans të sigurt suksesi para gjykatës më të lartë të Gjermanisë – Gjykatës Kushtetuese Federale në Karlsruhe. Një kërkesë e tillë mund të bëhej, ndër të tjera, nga vetë qeveria federale, por Dobrint e refuzon atë: “Që AfD është, sipas mendimit tim, një parti ekstremiste e krahut të djathtë e konfirmuar – nuk e kam vënë kurrë në dyshim. Besoj se është e drejtë të zhvillojmë një luftë politike me AfD-në. Dhe të sigurohemi që ta margjinalizojmë atë politikisht. Kjo do të thotë – zgjidhjen e problemeve në vend.”

Margjinalizimi politik i AfD-së – kjo është diçka që partitë nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë që kur u themelua AfD në vitin 2013. Përkundrazi, partia është bërë gjithnjë e më e radikalizuar dhe ka fituar gjithnjë e më shumë mbështetje nga votuesit. DW



Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Historia e të shtënave me armë në shkolla

Historia e të shtënave me armë në shkolla

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj
















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com