Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekstradohet nga Londra Martin Kaza/ Kush është 46 vjeçari nga Mirdita që vrau dy vëllezër dhe u fsheh për 20 vite

2017/12/29 at 2:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekstradohet nga Londra Martin Kaza/ Kush është 46 vjeçari nga Mirdita që vrau dy vëllezër dhe u fsheh për 20 vite

Është ekstraduar sot në Tiranë nga Londra Martin Kaza, 46 vjeç nga Mirdita. Ai është dënuar në mungesë pasi në vitin 1997 ka vrarë dy vëllezër në Kurbin. Prej 20 vitesh Kaza ka qenë në arrati. Ai ka jetuar në Londër me identitet të rremë ku ka krijuar familje dhe ka tre fëmijë.

Lajmi për ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin në Shqipëri e dha Policia e Shtetit. Në një njoftin për mediat, policia tha se “Kaza është dënuar me 22 vite burg për veprat penale ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 1997 Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit dy vëllezërit Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë.

Historia e plotë e hakmarrjes dhe arratisë së Kazës

Martin Kaza u arrestua në muajin Qershor të vitit 2016. Ai jetonte në Britani të Madhe që prej vitit 2001. Disa vite pasi vrau vëllezërit Agustin dhe Dod Gjini, 46-vjeçari u arratis drejt Anglisë me identitet të rremë për të kërkuar azil, duke pretenduar se ishte refugjat lufte nga Kosova.

Pasi mbërriti në Britani, në vitin 2008 Kaza u martua me zonjën Majlinda Dule. Martin Kaza është baba i tre fëmijëve të lindur në Britani të Madhe. Ai bënte punë të ndryshme në restorante, lavazhe dhe punonte në ndërtim.

Pas arrestimit të tij nga autoritetet angleze me qëllim ekstradimin në Shqipëri, avokati i 46-vjeçarit apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë angleze. Procesi gjyqësor për ekstradimin e tij drejt vendit tonë zgjati 10 muaj. Gjatë seancave gjyqësore, Kaza ishte shprehur se ekstradimi i tij nga Anglia ku kishte punuar për 18 vite, shkelte të drejtat e njeriut dhe ishte i pajustifikuar.

Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini me të cilën ishte në hasmëri, pasi në 1994 ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza, oficer policie, ai ishte fshehur në Greqi.

Martin Kaza, si pjesë të mbrojtjes për të shmangur ekstradimin i tregoi gjykatës se e kishin goditur 4 herë me thikë dhe kishte përfunduar në koma pasi ishte dëbuar nga Greqia. Megjithatë, gjykata angleze nuk u bind nga argumentimet e Martin Kazës dhe vendosi ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Etiketa: ekstradimmartin kazashqiperivellezerit gjinivrasje

Ju sugjerojmë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua
Aktualitet

Dhërmi/ Shiste drogë në lokalet e natës, pranga 46-vjeçarit. Ja çfarë iu sekuestrua

6 Qershor, 2025 10:53 am
Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Para
“I mora paratë borxh për kurim”,  Gjyqtari Miri kërkon lirim

Gjyqtari Miri me tumor në kokë, Krimet e Rënda e lënë në burg: Nuk i rrezikohet jeta

“Apple” ka një njoftim të rëndësishëm për përdoruesit e iPhone

“Apple” ka një njoftim të rëndësishëm për përdoruesit e iPhone

Një maskë çudibërëse për flokët tuaj, duhet ta provoni

Një maskë çudibërëse për flokët tuaj, duhet ta provoni

TE FUNDIT

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në...

Lexo më shumë

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
6 Qershor, 2025

Ministria e Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar në lidhje me debatet e fundit për restaurimin e burgut famëkeq të Spaçit....

Lexo më shumë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
6 Qershor, 2025

Kurban Bajrami i këtij viti mbërriti me një frymë tjetër më të heshtur, më të përmbajtur, por ndoshta edhe më...

Lexo më shumë

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
6 Qershor, 2025

Një burrë është grabitur nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Po situata nuk ka përfunduar me aq për personin që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com