Këtë të premte rreth orës 11:00 ështe ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania, Hekuran Marku. Marku është një nga ish- bodygardët e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte arrestuar në Gjermani.
Emri tij si dhe i ish- bodygardit tjetër Agustin Deda doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Ky operacion u realizua njëkohësisht në 4 shtete, dhe u finalizua me 28 të arrestuar, mes të cilëve ish- prokurori Maskim Sota, ish-zv. drejtori i Policisë së Vlorës, Ilir Balla dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë shqiptare./Opinion.al