Një 56-vjeçar i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1998, është ekstraduar nga Gjermania.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.
Ngjarja për të cilën është dënuar Hajro është e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.
Me datë 17 Prill 2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me këtë ngjarje. Gjykata e Apelit Vlorë e dënoi Hajron në vitin 2017 me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ”. /Opinion.al