Kronikë

Ekstradimi, kthehet 43-vjeçari i përfshirë në trafikun e drogës me avion


               Publikuar në : 11:30 - 12/11/19 |
xhu lia

43-vjeçari Kristjan Demçe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, i arrestuar në Begjikë është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Ai ka qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës në vitin 2014 me avion nga Divjaka për në Itali me avionin e pilotit talian Giorgio Riformato, i cili është dënuar me 12 vite burg.

Ekstradimi i tij u krye nga Belgjika drejt Shqipërisë në bashkëpunimin mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.

Sipas njoftimit të policisë “Gjykata e Krimeve të Rënda” e ka dënuar Demçen në mungesë me 7 vite e 4 muaj burg.

Përveç 43-vjeçarit Demçe, anëtarë të tjerë të grupit ishin Kleviol Ahmeti, Marenglen Ymeraj, Orgest Bilbili, Sajmir Bajrami dhe Aurel Pupe. /Opinion.al/

Pas