Policia ka pyetur pronarin e zyrës ligjore në Vlorë, Orest Zhupa, për vendosjen e eksplozivit. Zhupa ka thënë për autoritetet se nuk ka konflikte me njeri dhe se pakoja me eksploziv është vendosur gjatë kohës që ka qenë në pushim.
Pakoja me eksploziv u vendos ditën e djeshme në zyrën ligjore të Orest Zhupës, pranë gjykatës së Vlorës, ndërsa dyshohet se përmbante rreth 150-200 gram eksploziv. Ajo u çaktivizua nga forcat xheniere, ndërsa aktualisht po bëhet ekspertiza për të kuptuar llojin e lëndës plasëse.
Zhupa ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye apo motiv që dikush ta sulmojë atë. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë pranë vendit të ngjarjes./Opinion.al