Një sasi lënde plasëse është vendosur në një biznes në Fushë-Krujë.
Policia njofton se janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit ndërkohë që ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes.
“Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.”, njofton policia.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Opinion.al