DURRES- Një shpërthim tritoli është dëgjuar pas mesnate në Durrës. Lënda plasëse i është vendosur një lokali dhe ende nuk dihen autorët apo konfliktet me pronarët. Sakaq policia përmes një njoftimi të shkurtër për mediat bën të ditur se “rreth orës 01.45 pas mesnate, në lagjen Nr. 17 në Durrë, është vendosur dhe ka shpërthyer një lëndë plasëse, në lokalin e shtetasit K.R. 62 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”.