Një sasi lënde plasëse është vendosur në afërsi të ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras. Sipas informacioneve lënda plasëse nuk ka shpërthyer.
Sipas Klan News, ka qenë një kapsoll detonator i cili është gjetur në afërsi të subjektit.
Për rastin, është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere, të cilat kanë marrë lëndën plasëse për ekzaminim.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.