Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperti: Kujdes, ëndrrat dhe dëshirat tona – lënda e parë e Facebookut

2018/01/19 at 1:36 PM
në -Teknologji, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndryshimet e fundit në Facebook, vendimi që i kushtoi Zuckerbergut 3.3 miliardë dollarë

Facebook ka vendosur të rivlerësojë përmbajtjet në faqen e tij. Në të ardhmen do të kenë prioritet postimet e miqve dhe jo lajmet. Eksperti Martin Giesler shpjegon efektet e këtij hapi të Facebookut.


Facebook - Zuckerberg (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Deutsche Welle: Si duhet t’i kuptojmë ndryshimet e deklaruara nga themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg?

Martin Giesler:Facebook është ndeshur vitin e kaluar me një stuhi të paparë ndonjëherë dhe u bë përgjegjës për shumë gjëra. Rol të rëndësishëm ka luajtur edhe debati për hapësirat që i japin jehonë në facebook vetëm pikëpamjeve të tua duke të futur në një filtër që nuk të lejon të dëgjosh më mendimin e të tjerëve. Madje Facebook u bë përgjegjës edhe për gjendjen shëndetësore të përdoruesve. Për shkak se debati ka të bëjë me Newsfeed, pra vendin ku shpërndahen lajmet, FB duhet të reagonte në këtë pikë.

“Rregulli i Facebookut: Përdoruesi nuk duhet t’i dijë të gjitha”

Çfarë roli luan algoritmi që është në bazë të këtij Newsfeed?

Duhet thënë se si i jashtëm nuk mund ta kuptosh tërësisht, se mbi cilën bazë i shpërndan ky algoritëm përmbajtjet dhe informacionet. Ai është një lloj „blackbox”, sekreti nr 1 i biznesit të Facebookut, asnjë nga jashtë nuk duhet të dijë diçka. Por kjo ka ndikime të jashtëzakonshme për përdoruesit, sepse Facebooku nuk i tregon të gjitha përmbajtjet, por vetëm një pjesë të tyre. Kjo përzgjedhje mund të jetë e mirë e ta orientojë përdouresin në xhunglën digjitale, por ajo mund të jetë edhe problematike, sepse ajo është një përzgjedhje në bazë të rregullave të Facebookut. E këto të thonë se përdoruesi nuk duhet të dijë gjithçka, por në radhë të parë të ndjehet mirë tek kjo platformë dhe të kalojë maksimalisht shumë kohë aty.

Çfarë do të thotë kjo për modelin e biznesit të Faceboout, personalizim i reklamës?

Newsfeed-i ku bashkohen përmbajtjet e një përdoruesi është i kufizuar. Kjo i rrit çmimet, që do të thotë, se duhet të paguash më shumë, që të mbërrish tek lexuesi si firmë mediatike. Por ky nuk është modeli parësor i Facebookut. Vëmendja përqëndrohet tek plotësimi i dëshirave të 2 miliardë përdoruesve dhe motivimi i tyre për përdorimin më të shpeshtë të FB. Me gjurmët që lenë përdoruesit, me dëshirat e tyre, me reagimet, me kohën kur ata reagojnë –me këto arrin FB të fitojë shumë para, këto të dhëna janë ari i zi.

Martin Giesler, Blogger und Gründer des socialmediawatchblog.de (Robert Winter)

“Ëndrrat e dëshirat tona – lënda e parë për Facebook

Kohët e fundit përdoruesit e kanë përdorur pasivisht FB, atyre iu janë servirur të dhëna, kanë klikuar apo parë një video, por nuk kanë dhënë shumë të dhëna personale. Të bëjnë të ditur, se çfarë i preokupon, çfarë ëndrrash e dëshirash kanë, – pikërisht kjo është lëndë e parë ku do të ketë zotërim Facebooku.

Facebook kërkon të forcojë tani kontaktin mes përdoruesve e reagimet mes tyre. A mundet që këto reforma të rrisin urrejtjen në internet?

Facebooku ka një interes të madh t’i ofrojë përdoruesit atë që atij i pëlqen, apo çfarë nuk e bezdis apo sfidon, kjo është pjesë e strategjisë së përftimit të të ardhurave. Sigurisht algoritmi i Facebookut do të synojë që përdoruesit të ndërveprojnë më shumë me miqtë e të njohurit. Kjo mund të krijojë ndarje të reja, por të ketë edhe efektin që fake news apo përmbajtje me polarizim të madh të mos luajnë ndonjë rol për përdoruesit. Mund të ndodhë që ata të mos nxiten nga të tjerët, por t’i kërkojnë vetë lajmet e tyre.

A është paniku aktual i mediave i justifikuar?

Ai është i justifikuar në kuptimin që mediat duhet të shohin njëherë nga vetja. A nuk e kanë bërë veten shumë të varur nga rregullat e lojës të Facebookut? E kanë humbur shansin të orientohen tek një publik besnik, në vend që të rendin pas klikimeve apo likes. Tani ata detyrohen nga Facebooku të bindin përdoruesin që oferta e programit të tyre është e nderuar dhe se ia vlen të hedhësh një sy tek ta, pavarësisht Facebookut. E kuptoj, se tani mediat janë trembur, sepse qarkullimi i tyre do të bjerë fillimisht. Por në plan afatmesëm e shoh se Facebooku u jep mediave një shans për të gjetur vërtet publikun besnik. / DW

Martin Giesler është ekspert për rrjetet sociale dhe drejton platformën „”Social Media Watchblogs”.

Intervistën e zhvilloi Maximiliane Koschyk

Etiketa: deshiraëndrratfacebooklikeMark Zuckerbergshare


Ju sugjerojmë

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan
Aktualitet

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan

7 Gusht, 2025 5:48 pm
Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë
Kryesore

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë

7 Gusht, 2025 5:30 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Kryesore

VIDEO/ Hapësirat publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

7 Gusht, 2025 4:21 pm
Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…
Aktualitet

Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme…

7 Gusht, 2025 3:46 pm
Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore
Aktualitet

Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore

7 Gusht, 2025 3:28 pm
Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

“Dënojmë…”/Ambasada Amerikane:Inteligjenca iraniane synon të godasë njerëz në Europë

7 Gusht, 2025 3:08 pm
Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit

7 Gusht, 2025 2:36 pm
Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”
Kryesore

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

7 Gusht, 2025 2:21 pm
“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale
Aktualitet

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

7 Gusht, 2025 1:38 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

7 Gusht, 2025 1:15 pm
Para
Qytetarët kundër Ambasadorit Amerikan: Po na habisni, përfaqësoni Amerikën apo Korenë? Je thjesht një matrapas i fjalës

Qytetarët kundër Ambasadorit Amerikan: Po na habisni, përfaqësoni Amerikën apo Korenë? Je thjesht një matrapas i fjalës

Video/ Vetëm një natë pas martesës nusja nga Korça i kërkon vjehrrës të flenë bashkë, arsyeja e lë pa fjalë

Video/ Vetëm një natë pas martesës nusja nga Korça i kërkon vjehrrës të flenë bashkë, arsyeja e lë pa fjalë

Panik në avionin e futbollistëve shqiptarë gjatë kthimit nga Stambolli

Panik në avionin e futbollistëve shqiptarë gjatë kthimit nga Stambolli
















TE FUNDIT

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
7 Gusht, 2025

Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan Lea Ypi, një akademike shqiptare, në një libër që do të botohet së...

Lexo më shumë

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
7 Gusht, 2025

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë...

Lexo më shumë

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
7 Gusht, 2025

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë që jetojnë në lagjet al-Daraj...

Lexo më shumë

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
7 Gusht, 2025

Kompania izraelite e energjisë NewMed Energy ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 35 miliardë dollarë për të trefishuar gradualisht sasinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com