Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, katastrofale

2018/11/09 at 8:46 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Eksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, katastrofale

Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, situatën ekonomike në Shqipëri, e quajti katastrofale.


Gjatë një diskutimi për ekonominë në selinë e PD-së, Martin Henze, Kryetar i Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së tha se: “Borxhi ekonomik është shumë i lartë,  popullsia po reduktohet dhe pjesa më inteligjente e shqiptarëve po kërkon azil, arratia nga zona rurale është një tjetër problem që po prek Shqipërinë, infrastruktuar është plot mangësi, gjendja me titujt e pronësisë është katastrofale dhe siguria e tyre është jetike për ata që duan të investojnë e të blejnë prona në Shqipëri.”

Henze ngriti si shqetësim nismat favorizuese për Kinën dhe Turqinë, të disa vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë,

“Nisma 16+1 është një marrëveshje jo e mirë për Shqipërinë. Ju duhet të sqaroni ç’do të bëni, do të bëheni pjesë e BE-së apo të ndërmerrni një aleancë strategjike me konkurrentin tonë, Kinën. Nëse e kuptova mirë zotin Basha, të gjithë në Shqipëri thonë se duam të anëtarësohemi në BE. Është si në martesë, s’mund të kesh dy burra apo dy gra. Natyrisht mund të besh biznes edhe me Kinën, por s’mund të negociosh elementët nevralgjikë të ekonomisë, si portet, aeroportet, energjinë, furnizimi me ujë. Ne në Gjermani bëjmë shumë kujdes që këtë infrastrukturë të mos u jepet kompanive aziatike. Edhe ju në Shqipëri duhet të bëni shumë kujdes“, u shpreh Henze, i cili mori si shembull sektorin e naftës.

“Pse rezervat e naftës, për shfrytëzimin e të cilave mund t’ju ndihmojnë shumë firma evropiane, në Shqipëri nuk është treguar një kujdes i tillë. Në Portin e Durrësit  ka patur interes nga ana e kinezëve dhe nuk e kuptoj vërtet këtë mungesë të largpamësisë në Shqipëri. Kam patur mundësi të bëj biseda me përfaqësues të ndryshëm në BE që kanë shumë përvojë në infrastrukturën portuale, që do të angazhoheshin me shumë dëshirë në Shqipëri“, theksoi dr. Henze.

Martin Henze vuri në dukje se Shqipëria është paralajmëruar nga partnerët në BE dhe SHBA për të mos ua dhënë portet dhe aeroportet me koncesion apo për shitje kompanive kineze dhe turke. “Tjetër gjë është të bësh biznes, me ata që Bashkimi Europian i konsideron konkurentë Strategjikë, por jo në fushën e insfrastrukturës”, tha ai.

Etiketa: eksperti gjermanshqiperisituata ekonomike


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës
Aktualitet

Moti i keq, përmbyten disa banesa në Vaun e Dejës

26 Tetor, 2025 12:23 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Para
Berisha: Kufijtë e Kosovës, të garantuar! Vetëm Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e tyre!

Video/ Berisha: Presidenti nuk është kukull siç do ta shikojë Rama

NASA: Këtë të shtunë tre asteroidë afër Tokës

NASA: Këtë të shtunë tre asteroidë afër Tokës

A është shantazhuar Ertugrul?

A është shantazhuar Ertugrul?
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com