Bota

Eksperti amerikan: Priten deri në 200 mijë viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 29/03/20 |
Opi Nion

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës priten miliona raste dhe 100.000 – 200.000 viktima”. Kështu shprehet eksperti i njohur amerikan i sëmundjeve infektive Anthoni Fauci në një intervistë për CNN, duke nënvizuar megjithatë se është e vështirë të bëhen parashikime sepse është një target në lëvizje. “Nga ajo që shohim sot, do të thoja se mund të ketë 100.000-200.000 të vdekur nga koronavirus”, thotë Fauci.

Në të gjithë botën numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit i ka kaluar  30.000, një e treta e të cilëve vetëm në Itali. Ndërkohë Spanja ka kaluar 6.500 viktima, duke shënuar 838 të vdekur në 24 orë edhe pse me vetëm 7 raste më shumë se dje./Opinion.al

Pas