Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

2021/12/21 at 5:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertët: Variantet e COVID-it kanë kufi, por nuk dihet fundi

Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë. Doktoresha Emilia Skirmuntt thotë gjithashtu se do të duheshin disa javë për të kuptuar më mirë nëse varianti i ri Omicron, shkakton forma më të rënda, apo më lehta të sëmundjes, krahasuar me variantet e tjera. Doktoreshë Skirmuntt bisedoi me televizionin britanik Sky News.

Bota po përballet me mundësinë e një sezoni të dytë festash të fundvitit me një numër të madh infeksionesh me COVID-19, ndërsa familjarë e miq, po mblidhen bashkë për të festuar.

Shkencëtarët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse Omicroni shkakton raste të rënda të sëmundjes, por dinë se vaksinimi mund të ofrojë mbrojtje të fortë, kundër simptomave të rënda dhe vdekjeve.

“Ka disa prova joshkencore se ai shoqërohet me simptoma më të lehta krahasuar me variantet e tjera, por realisht nuk kemi të dhëna të mjaftueshme. Disa të dhëna sugjerojnë të kundërtën, se ai është i njësoj me Deltën për shembull. Ndaj nuk mund të themi asgjë për momentin”, thotë Doktoreshë Emilia Skirmuntt virologe në Universitetin e Oksfordit.

Gjithashtu ka prova se disa lloje vaksinash, veçanërisht Moderna, kanë treguar efikasitet më të madh kundër virusit. Gjë që doktoreshë Emilia Skirmuntt e mbështetet, por ajo shton se shumë prej vaksinave në përdorim ofrojnë mbrojtje.

“Pfizer-i gjithashtu është efektiv kundër Omicron-it, dhe shumica e vaksinave që kemi aktualisht duket se pas dozës përforcuese, funksionojnë shumë mirë ndaj këtyre varianteve“, shton ajo.

Shkencëtarët thonë se Omicron-i përhapet më lehtë se variantet e tjera. Ai tashmë është kthyer në një variant dominues në SHBA dhe Angli.

“Ky është një lloj virusi që ndryshon me shpejtësi, por do të ndryshojë edhe më shpejt, sa më i madh të jetë numri i infeksioneve. Çdo infeksion është një mundësi që të lindë nje varianti i ri, i cili do të jetë edhe më i transmetueshëm se variantet që shohim aktualisht. Por nuk mund të ndryshojë përgjithmonë, sepse duhet të jetë i ngjashëm me variantet aktuale. Megjithatë, ne nuk e dimë se kur do të ndodhë ky kufizim, se kur do t’u vijë fundi varianteve“, thotë virologia e Universitetit të Oksfordit.

Studimet paraprake sugjerojnë se të imunizuarit kanë nevojë për një vaksinë përforcuese për të parandaluar infektimin me Omicron, por edhe pa dozën shtesë, vaksinimi duket se ofron një mbrojtje të mirë kundër rasteve të rënda të sëmundjes apo vdekjeve./ VOA

Etiketa: covidekspertetvariantet

Ju sugjerojmë

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
Kronikë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

9 Shkurt, 2026 2:39 pm
Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Rajoni

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

9 Shkurt, 2026 2:25 pm
Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
Rajoni

Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

9 Shkurt, 2026 2:23 pm
Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it
-Kulturë

Historia e Dhimitër Zikos, shqiptarit që pikturoj portretin e Winston Churchill-it

9 Shkurt, 2026 2:20 pm
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…
Bota

Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i…

9 Shkurt, 2026 2:17 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

Berisha: Rama po kërcënon prokurorët dhe gjyqtarët për Ballukun

9 Shkurt, 2026 2:15 pm
Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës
Kronikë

Korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 2:13 pm
“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit
Kryesore

“Balluku”, Bardhi për propozimin e Ramës: Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit

9 Shkurt, 2026 1:35 pm
Para
Rita Ora dhe i dashuri i saj 46-vjeçar do fejohen?

Rita Ora dhe i dashuri i saj 46-vjeçar do fejohen?

Kina vendos sanksione ndaj katër zyrtarëve amerikanë

Kina vendos sanksione ndaj katër zyrtarëve amerikanë

Omicron varianti dominues i COVID në SHBA

Omicron varianti dominues i COVID në SHBA

TE FUNDIT

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
9 Shkurt, 2026

Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim për viktimat e Jeffrey Epstein në një deklaratë, masa e fundit nga monarkia...

Lexo më shumë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
9 Shkurt, 2026

Partia Demokratike do të mbajë të martën e 10 shkurtit protestën e tretë kombëtare përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka...

Lexo më shumë

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash

Sekuestrohen mbi 26 mijë euro në Rinas, dy persona nën hetim për mosdeklarim parash
9 Shkurt, 2026

Policia Kufitare e Rinasit ka evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave gjatë kontrolleve në pikën e kalimit...

Lexo më shumë

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz

Prokurori James Pache në Gjyqin e Hagës thotë se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
9 Shkurt, 2026

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, prokurori James Pache paraqiti akuza të reja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com