Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët paralajmërojnë: Rusia nuk është gati për armëpushim me Ukrainën

2022/04/01 at 4:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ekspertët paralajmërojnë: Rusia nuk është gati për armëpushim me Ukrainën

Ekspertët thonë se Rusia po dërgon sinjale të paqarta, duke vazhduar të godasë qytetet ukrainase në mes të bisedimeve të paqes. Zyrtarët ukrainas thonë se të dy delegacionet diskutuan në Stamboll kushtet e një armëpushimi të mundshëm, së bashku me garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën në këmbim të zotimit të Kievit për një status neutral.

Forcat ushtarake ruse po vazhdojnë të bombardojnë Kharkivin, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës, pavarësisht premtimit të bërë nga Moska për të reduktuar sulmet në kryeqytet.

Të dy delegacionet përmendën hapa modeste në bisedimet e paqes në Stamboll, megjithëse nuk ka pasur ndonjë përparim të rëndësishëm.

Ministri i Jashtëm i Turqisë përshëndeti përparimin në bisedime. Ekspertët thonë se Turqia dëshiron me ngut që agresioni 6-javor rus i Ukrainës të përfundojë, sepse pasojat për ekonominë e saj janë të mëdha.

“Turqia mbështetet në energjinë ruse për një pjesë të madhe të importeve të saj. Ajo importon grurë dhe produkte të tjera bujqësore nga të dy vendet. Dhe vuan pasojat e rritjes së çmimeve si në tregjet e energjisë ashtu edhe në ato të mallrave. Gjithashtu turizmi është vendimtar për ekonominë e Turqisë, për rezervat e saj valutore, duke i rimbushur këto rezerva. Dhe turistët rusë dhe ukrainas janë një pjesë e rëndësishme dhe nuk ka gjasa të vijnë ose nuk ka gjasa të shpenzojnë aq shumë para këtë vit, duke pasur parasysh rrethanat”, thotë Maxwell Hoffnam me Qendrën Amerikane për Përparim.

Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se fakti që Turqia është anëtare e NATO-s do të thotë se këto bisedime u zhvilluan në një vend me më shumë “avantazh” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Ky është një ndryshim i madh nga negociatat e mëparshme që po ndodhnin në Bjellorusi, e cila është sigurisht një nga aleatët më të afërt të Rusisë. Kështu që mendoj se ky është gjithashtu një tregues se situata po ndryshon disi dhe, Rusia nuk ka më përparësinë e qartë”, thotë Elizabeth Shackelford me organizatën Këshilli i Çikagos për Marrëdhëniet Globale.

Negociatorët ukrainas thanë se ata parashtruan propozime konkrete, duke u zotuar të mos bashkohen me NATO-n ose ndonjë aleancë tjetër ushtarake në këmbim të garancive të besueshme ndërkombëtare të sigurisë se ata nuk do të përballen me një agresion tjetër rus.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu skepticizëm rreth dëshirës së Rusisë për paqe, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë atë që po ndodh në terren në Ukrainë.

“Nuk kam parë asgjë që të sugjerojë se bisedimet po ecin përpara në një mënyrë efektive, sepse nuk kemi parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia. Por nëse Ukraina arrin në përfundimin se ka shenja përparimi, kjo është mirë dhe ne e mbështesim”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ofruar të përpiqet të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta midis presidentit Zelenskiy dhe homologut rus Vladimir Putin, por presidenti rus ka refuzuar bisedime të drejtpërdrejta./ VOA

Ju sugjerojmë

Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

5 Janar, 2026 3:30 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

GJKKO refuzon kërkesën e Metës për zëvendësim të masës së sigurisë

5 Janar, 2026 3:08 pm
Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros
Bota

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros

5 Janar, 2026 3:07 pm
Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para
Bota

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para

5 Janar, 2026 3:05 pm
Kush është gjyqtari 92-vjeçar që është caktuar për çështjen e Maduros
Bota

Kush është gjyqtari 92-vjeçar që është caktuar për çështjen e Maduros

5 Janar, 2026 3:03 pm
Moti i keq, IGJEUM paralajmëron: Rritje e rrezikshme e prurjeve të…
Aktualitet

Moti i keq, IGJEUM paralajmëron: Rritje e rrezikshme e prurjeve të…

5 Janar, 2026 3:00 pm
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë

5 Janar, 2026 2:57 pm
Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën
Bota

Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën

5 Janar, 2026 2:15 pm
Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
Bota

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

5 Janar, 2026 12:42 pm
Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
Bota

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

5 Janar, 2026 12:29 pm
Para
Regjistrimi i popullsisë në RMV/Bullgarët,serbët e turqit s’i pranojnë rezultatet

Regjistrimi i popullsisë në RMV/Bullgarët,serbët e turqit s’i pranojnë rezultatet

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i të infektuarve, 2 humbje jete

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, 82 të infektuar në 24 orët e fundit

Vazhdojnë bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Vazhdojnë bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

TE FUNDIT

Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
5 Janar, 2026

Qeveria e Zvicrës ka bërë të ditur këtë të hënë, 5 janar, se ka marrë vendim për të bllokuar menjëherë...

Lexo më shumë

GJKKO refuzon kërkesën e Metës për zëvendësim të masës së sigurisë

Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
5 Janar, 2026

GJKKO ka refuzuar këtë të hënë kërkesën e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së...

Lexo më shumë

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros
5 Janar, 2026

Gjatë mbledhjes së saj të parë të kabinetit, Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi masa urgjente për të...

Lexo më shumë

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para
5 Janar, 2026

Një sulm i armatosur ndaj një automjeti të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës, në drejtim verior, pranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com