Bota

Ekspertët: Mos bëni stërvitje në kohë koronavirusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 15/09/20 |
Al Do

Ekspertët e mjekësisë në Spanjë, kanë paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë ushtrimi fizik në kohën e pandemisë. Ata thonë se edhe pse shumë njerëz janë mësuar të bëjnë stërvitje në përditshmërinë e tyre, ky aktivitetet nuk këshillohet përgjatë kësaj kohe krejt të pazakontë.

“Ndërkohë që po shohim shpërthime të rasteve të reja, rekomandojmë sportistët joprofesionistë që të mos bëjnë ushtrime fizike intensive”, tha doktor Luis Franco për “RBD”.

Kjo pasi disa analiza që u janë kryer personave që e kanë kaluar koronavirusin pa simptoma ose me simptoma të lehta, kanë treguar se miokardi, muskuli i zemrës, është dobësuar gjatë sëmundjes.

“Nëse ti kërkon maksimumin nga organizmi yt, mund të shkaktohen probleme. Sa jemi në këtë periudhë pandemie, rekomandohet aktivitet fizik mesatar. Kemi pasur raste të personave shumë të shëndetshëm, të cilët, pasi kanë dalë për vrap, kanë ardhur për t’u vizituar pasi ndiheshin shumë keq”, shtoi Franco./Opinion.al

Pas