Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Ja çfarë rreziku paraqesin gjarpërinjtë në Shqipëri

2025/06/19 at 11:19 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Ekspertët: Ja çfarë rreziku paraqesin gjarpërinjtë në Shqipëri

Ditëve të fundit në rrjetet sociale janë bërë publike foto dhe video ku shfaqet një prezencë e lartë e gjarpërinjve.


Prania e tyre krijon një lloj frike dhe shqetësimi te njerëzit.

Për këtë çështje na flasin më mirë ekspertët e kësaj fushe. Ata thonë se gjarpërinjtë në Shqipëri paraqesin “pothuajse asnjë rrezik” për njerëzit ose ai është “minimal dhe i papërfillshëm”.

“Rreziku nga gjarpërinjtë është krejt minimal për njerëzit për arsye se pjesa më e madhe e tyre janë jo helmues, jo të rrezikshëm, janë të gjitha këto llojet që kemi, Shigjeta, bolla, bullar, ai është hardhucë.

Pra nuk janë helmues dhe nuk janë agresivë, pra nuk i sulmojnë njerëzit. Përkundrazi, të gjithëve na ka rastisur sapo kemi parë një gjarpër, ai trembet, menjëherë ikën dhe fshihet. Pra vetëm në raste aksidentale që mund të shkelen nga njerëzit”, iu përgjigj pyetjeve të Tvklan.al, Enerit Sacdanaku, herpetolog pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës në Universitetin e Tiranës.

Madje ato nuk sulmojmë, por vetëmbrohen vetëm në rastet aksidentale.

“Pothuajse asnjë rrezik. Gjarpërinjtë nuk sulmojnë asnjëherë askënd përveçse rasteve kur detyrohen të mbrohen, ose në rastet aksidentale, kur shkelen, apo kur dikush kërkon t’i vrasë.

Si çdo kafshë do bëjë njëfarë vetëmbrojtje. Megjithatë pjesa më e madhe e gjarpërinjve në Shqipëri nuk janë helmues. Dhe çfarë janë gjarpërinj të mëdhenj, pra në të gjitha rastet kur shohim një gjarpër të madh nuk duhet të kemi asnjëherë frikë sepse është krejtësisht i parrezikshëm.

E para nuk do sulmojë. E dyta edhe nëse qëllon që mund të kafshohen njerëzit aksidentalisht nga ky gjarpër nëse dikush e shkel padashje, këta gjarpërinj nuk kanë helm, nuk arrijnë të helmojnë”, u shpreh eksperti biolog Mirjan Topi për Tvklan.al.


Gjarpri i verbër

Por çfarë janë zvarranikët që kemi parë, sidomos në rrugën e re që lidh Velipojën me Shëngjinin?

Ekspertët thonë se ai është i llojit bullar dhe madje nuk është gjarpër, por lloj hardhuce. Pra, krejtësisht i padëmshëm.

“Ajo rrugë ka një popullatë, le të themi, të kënaqshme të Bullarit, i cili nuk është gjarpër, por është hardhucë. Bullari ka një veçori, që kur haset në sipërfaqe të lëmuara siç është asfalti, ai ngecet dhe nuk lëviz dot. Për shkak se shumë individë ngecen në asfalt bëhen lehtësisht të këqyrshëm nga njerëzit që ngasin makinat që kalojnë aty dhe kjo është arsyeja që duket sikur është pushtuar ajo rrugë nga gjarpërinjtë që në të vërtetë Bullari nuk është gjarpër, por është hardhucë. Pra hyn në familjen e hardhucave”, sqaroi Topi.

Eksperti Sacdanaku bën një krahasim tjetër duke konsideruar se bullarit i kanë hyrë në shtëpi me rrugën e re.

E teksa zvarraniku përpiqet të kalojë nga njëra anë në tjetër, rastis të bëhet pre e aksidenteve rrugore.

“Aty Mali i Rrencit konsiderohet si një nga habitatet më të rëndësishme dhe me më shumë gjarpërinj sidomos të popullatës së Bullarit, hardhucës pa këmbë. Ajo e ka shtëpinë aty, habitatin aty. Ti i ke vajtur dhe i ke copëtuar shtëpinë. Tani ajo do të kalojë nga njëra anë në tjetrën. Pra do futet nga një dhomë e shtëpisë në dhomën tjetër. Ti ke ndërtuar rrugën, ajo kalon dhe bëhet pre e aksidenteve rrugore.

Ky lloj, Bullari, i cili është me sasi më të madhe, por ka edhe lloje të tjera aty, përfshirë edhe Nepërkën me bri, atë të rrezikshmen. Ndërsa gjarpërinjtë e tjerë janë më të zhdërvjelltë, lëvizin më shpejt, Bullari ecën shumë ngadalë. Po doli në asfalt, ai nuk e kalon dot shpejt rrugën, bëhet pre dhe shtypet në rrugë”, u shpreh ai.

Bullari

Në territorin e Shqipërisë ka gjithsej 17 lloje gjarpërinjsh. Pjesa më e madhe e tyre futen te grupi që quhen jo helmues. Kjo për arsye se nuk kanë dhëmbët e helmit dhe as gjëndrat e helmit.

“Këtu futen Shigjetat, kemi tre lloje. Kemi tre lloje bollash, bolla e shtëpisë, bolla laramane me katër vija, kemi dy gjarpërinj uji, kemi gjarprin e verbër, kemi një lloj bolle, bolla e rërës që jeton vetëm në Sarandë, krejtësisht e parrezikshme”, sqaroi Sacdanaku.

Më pas vijnë dy lloje të tjera që futen tek gjarpërinjtë gjysmë helmues. Por edhe ata sipas herpetologut Sacdanaku janë të parrezikshëm “sepse për të injektuar helmin duhet të kafshojnë shumë thellë”.

“Këtu futet biroja që quhet në shqip dhe gjarpri mace, por janë krejtësisht edhe këta të parrezikshëm”, tha ai.

Shigjeta e hollë

Ajo që përbën rrezik në Shqipëri dhe që është më helmuese është familja e nepërkave.

Në vendin tonë ka tre lloje nepërkash që rriten në zonat malore, mbi 2 mijë metra lartësi, por ajo që është më e rrezikshmja, nepërka me bri, takohet edhe në zona më të ulëta.

“Vetëm në rastin kur shkelet nga njerëzit nga pakujdesia mund të pickojë. Si mund ta dallojnë njerëzit? është shumë e dallueshme, nga të gjitha llojet e tjera sepse këto shigjetat dhe bollat janë të holla, të gjata, e kanë bishtin shumë të gjatë, ndërsa nepërkat janë të shkurtra, koka vjen e trashë për shkak të pranisë së gjëndrave të helmit në të dy anët e kokës dhe kjo ka një bri prandaj quhet me bri.

Ka një pjesë të ngritur të vogël dhe ajo që është më dalluese janë rombet në pjesën kurrizore. Pra vjen e kaftë dhe me rombe zigzage në pjesën kurrizore deri në fund të bishtit”, tha Sacdanaku.

“Nepërka, është një gjarpër i shkurtër, mes rreth 90 deri në 100 centimetra i gjatë me lëkurë me kuadrata dhe ka një si bri të shkurtër te koka. Nepërka është vërtetë e rrezikshme, është i vetmi gjarpër në Shqipëri që mund të shkaktojë vdekjen e një individi që është me shëndet të dobët, sepse individët e shëndetshëm i mbijetojnë gjithmonë kafshimit të këtij lloji. I mbijetojnë me pasoja gjithsesi, por i mbijetojnë.

Tre llojet e tjera të nepërkave janë nepërka e vogël e jugut, nepërka e vogël e veriut dhe nepërka me lara e malit. Edhe ata janë helmues, por nuk shkaktojnë vdekjen e individëve që kafshohen nga këto. Mirëpo këto lloje hasen në lartësitë e kullotave alpine. Hasen nëpër male dhe përgjithësisht nuk përbëjnë asnjë rrezik për njerëzit sepse frekuentimi i maleve nga njerëzit është i rrallë”, tha Topi.

Nepërka me bri

Por ekspertët thonë se ato nuk janë agresivë dhe sapo ndjejnë praninë e njerëzve largohen.

“Gjarpërinjtë nuk sulmojnë asnjëherë askënd përveçse rasteve kur detyrohen të mbrohen, ose në rastet aksidentale, kur shkelen, apo kur dikush kërkon t’i vrasë. Si çdo kafshë do bëjë njëfarë vetëmbrojtje”, tha eksperti Topi për Tvklan.al.

Por çfarë duhet të bëjnë njerëzit për t’i shmangur?

“Së pari gjatë periudhës së verës dhe në orët e vapës gjarpërinjtë zhduken. Nuk ka asnjë gjarpër që të dalë gjatë orëve të vapës, për shkak se nuk durojnë dot një mbinxehje të trupit të tyre. Kështu që njerëzit nuk duhet të bëjnë asnjë gjë. Gjatë periudhës së verës, vetëm në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes mund të shfaqen gjarpërinjtë tek-tuk, gjithsesi e gjithë çështja është që nuk kanë asnjë rrezik, përgjithësisht”, tha Topi.

Ndërkohë herpetologu Sacdanaku sugjeron që në udhëtime, sidomos në terrene malore dhe me shkurre të dendura njerëzit të kenë kujdes me veshjen.

“Njerëzit duhet të kenë kujdes sidomos kur ecet në terrene me shkurre të dendura, malore, që duhet të kesh veshje të përshtatshme me këpucë të gjata, me pantallona të gjata dhe shkop për të parë përpara se e hedh këmbën”, u shpreh ai.

Gjarpri i ujit

Sipas ekspertëve, i gjithë territori i vendit tonë ofron habitate dhe kushte të favorshme për rritjen e gjarpërinjve.

Diversiteti i ekosistemeve bën që në të gjithë vendin të ketë gjarpërinj, madje edhe në zona urbane. Kryesisht herpetologu Sacdanaku veçon Malin e Rrencit, por edhe vende të tjera që kanë habitate ujore.

“Pranë një lugine lumore. Drini i zi ka shumë gjithashtu, Vjosa apo pranë gjithë luginave lumore, liqeneve, përrenjve. Sepse normalisht përveç pjesës së ciklit jetësor që shpenzojnë, ushqehen, duhet edhe të pinë ujë patjetër”, tha ai.

Por ekspertët vlerësojnë edhe rolin e rëndësishëm që kanë gjarpërinjtë në zinxhirin ushqimor.

“Sikurse çdo lloj që ka vendin e vet në ekosistem në zinxhirin ushqimor edhe gjarpërinjtë kanë një vend shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në zinxhirin ushqimor sepse një pjesë e tyre ushqehen me minj. Bollat dhe shigjetat që afrohen pranë shtëpisë, vijnë për t’u ushqyer me minj dhe mban në kontroll popullatën e tyre.

Apo një pjesë e nepërkave ushqehen edhe me insekte. Një pjesë e insekteve janë dëmtuese ndaj kulturave bujqësore. Pra në një farë mënyrë gjarpërinjtë janë kontrollues natyrorë. Janë shumë të rëndësishëm në ekosistemin natyror”, tha Sacdanaku.

Ndërsa biologu Topi sqaron se gjarpërinjtë janë “sanitarë të mëdhenj të mjedisit”.

“Një pjesë e tyre ushqehet me brejtës siç janë minjtë e kanaleve, etj. Në rast se ndodh që popullatat e gjarpërinjve të bien atëherë popullatat e brejtësve do rriten dhe në këtë mënyrë do shkaktohen epidemi.

Pra gjarpërinjtë i japin shumë shërbime ekosistemit pa lekë të njeriut, duke e mbrojtur nga epidemitë që mund të përhapen nga rritja e popullatave të brejtësve”, u shpreh ai.

Bolla me katër vija

Topi e konsideron veprimin e fundit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për të spërkatur zonën e Liqenit Artificial të Tiranës me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve si një veprim të paligjshëm.

Ai thekson se ato mbrohen me ligj dhe madje disa lloje të Faunës së egër mbartin statusin e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

“Është e paligjshme sepse ata gjarpërinj që kërkon të eliminojë bashkia janë pjesë e Fondit Kombëtar të Faunës së Egër dhe si pasojë mbrohen nga legjislacioni, ose nga kuadri ligjor shqiptar, nga Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligji për Mbrojtjen e Faunës së Egër.

Janë veprime të paligjshme dhe para se bashkia t’i bëjë duhet të marrë leje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit së paku, sepse nuk mund të vriten llojet e Faunës së egër në mënyrë arbitrare sepse kështu mendon bashkia. Madje disa lloje mbartin statusin të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje të të llojit të rrezikuar, të cilët ligji i mbron në mënyrë të fortë, pavarësisht se si zbatohet”, tha Topi.

Herpetologu Sacdanaku është i mendimit që për të mbrojtur ekosistemet nga njëra anë dhe qytetarët nga tjetra është i nevojshëm informimi dhe ndërgjegjësimi i publikut.

“Duhet të informohet së pari mbi llojet e gjarpërinjve, rrezikshmërinë e tyre, siç po flasim në këtë bisedë bashkë. Ky është njëfarë ndërgjegjësimi që njerëzit të njihen mbi llojet dhe rrezikshmërinë e gjarpërinjve. Pra pjesa më e madhe janë krejt të parrezikshëm dhe të kenë kujdesin e tyre.

Nga njëra anë t’i njohin deri në atë pikë për t’u mbrojtur për veten e tyre, të kenë kujdesin e mjaftueshëm për atë llojin e rrezikshëm, por thashë nuk është agresivë. Pra informim, ndërgjegjësim nga ana e institucioneve përkatëse”, tha ai duke shtuar se po ashtu, këta zvarranikë kanë rëndësinë e tyre siç e përmendëm më lart në zinxhirin ushqimor dhe ekosistemin tonë.

Një tjetër pikë që sugjeron Sacdanaku është që kur bëhen vepra infrastrukturore, duke marrë shembull rrugën Shëngjin-Velipojë, duhet të bëhen me standarde.

Sipas tij, duhen ndërtuar pasazhe për të lejuar kalimin e zvarranikëve, por jo vetëm, edhe të gjitarëve të mëdhenj.

“Do të thoja që nga ana e institucioneve përgjegjëse, Autoritetit Rrugor, apo ministrisë së Transporteve, duhet t’i ndërtojë këto rrugë me standarde pasi po synojmë të hyjmë në Bashkimin Europian, ku bota i bën projektet me standarde duke ndërtuar nënkalime, pasazhe, apo mbikalime për kafshët e egra, përfshirë për gjitarët e mëdhenj, por edhe zvarranikët, amfibë dhe shumë të tjera.

Ti bën barriera, e zë rrugën, nuk e lë të hapur që të futen. Bën barriera, ai përplaset sepse nuk kalon dot dhe do të shkojë atje ku është kalimi dhe do të kalojë pa u dëmtuar”, u shpreh Sacdanaku për Tvklan.al.



Ju sugjerojmë

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..
Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..

19 Qershor, 2025 3:38 pm
Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet
Aktualitet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet

19 Qershor, 2025 3:19 pm
Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Aktualitet

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

19 Qershor, 2025 3:10 pm
Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
Bota

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

19 Qershor, 2025 2:59 pm
Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
Bota

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

19 Qershor, 2025 2:56 pm
Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
Aktualitet

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

19 Qershor, 2025 2:49 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

19 Qershor, 2025 2:35 pm
I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

19 Qershor, 2025 1:56 pm
Para
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

“Plumbi i artë”/ Shtyhet procesi ndaj të akuzuarve, ja arsyeja

“Dyshime për manipulim në Dibër”, anëtari i KAS: Rinumërim me dy turne për Tiranën

“Dyshime për manipulim në Dibër”, anëtari i KAS: Rinumërim me dy turne për Tiranën

Vrasja e nënë e bir, ngrihet akuzë e re për Talo Çelën dhe Festim Qolin

Vrasja e nënë e bir, ngrihet akuzë e re për Talo Çelën dhe Festim Qolin
















TE FUNDIT

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false, në pranga 25 vjeçari.Në kërkim nga..
19 Qershor, 2025

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente identifikimi false, duke qenë në kërkim nga autoritetet në Kosovë, për 2 vepra...

Lexo më shumë

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet

Ekstradohen sot nga Dubai 3 miqtë e Talo Çelës/ Të shumëkërkuar nga autoritetet
19 Qershor, 2025

Tre të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare do të ekstradohen sot nga Dubai drejt Shqipërisë. Ata akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit...

Lexo më shumë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
19 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme dënoi me 9 muaj burg deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për drejtimin e mjetit në mënyrë...

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
19 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka bërë sërish një deklaratë të fortë për liderin suprem të Iranit, Ajatollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com