Bota

Ekspertë të OBSH-së së shpejti në Wuhan, do të hetojnë origjinën e virusit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:16 - 18/12/20 |
Semiljana Azizi

Një ekip ndërkombëtar me në krye anëtarë nga agjencia e Kombeve të Bashkuara do të shkojë në Kinë në javën e parë të janarit, për të hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ditën e sotme.

Eksperti i OBSH-së Mike Ryan, ka shtuar se ekspertët ndërkombëtarë do të shkojnë në qytetin kinez të Wuhan, ku u zbuluan rastet e para të COVID-19 thuajse një vit më parë.

Ekipi do të vizitojë Wuhan-in dhe qëllimi i misionit është të shkojmë në pikën origjinale në të cilën u zbuluan rastet njerëzore. Ata do ta bëjnë këtë, ”shtoi ai.

Ndërkaq eksperti ka theksuar se ende nuk kanë një datë të saktë për ditën se kur do të shkojnë por gjithsesi parashikimet janë për javën e parë të janarit.

Ne ende nuk kemi një datë të saktë, sepse jemi duke punuar në logjistikën rreth vizave dhe fluturimeve. Presim që ekipi të shkojë atje në javën e parë të janarit. Do të ketë rregullime karantine”, tha Ryan në një konferencë shtypi./Opinion.al

 

Pas