Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg: Ne po i përgjigjemi Rusisë!

2015/12/11 at 11:40 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekskluzive/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg: Ne po i përgjigjemi Rusisë!

Në një intervistë eksluzive për emisionin “Opinion”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndalet veçanërisht në çështjet e luftës kundër terrorizmit dhe raportit të tensionuar mes Rusisë dhe Turqisë. Kjo intervistë është realizuar në Tiranë, ku Stoltenberg zhvilloi një vizitë 1-ditore.


Zoti Sekretar i Përgjithshëm cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri? Ishte nje vizitë e zakonshme apo kishte një mesazh konkret, specifik?

Qellimi kryesor i vizitës sime në Tiranë është për të pare angazhimet e Shqipërisë në aleancë, për të diskutuar angazhimet e saj të forta në aleancë; gjithashtu kontributet e saj ne operacionet e NATO-s në Afganistan në Kosovë, por edhe për të ndihmuar NATO-n në atë çka jemi duke bërë për të suportuar Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Një tjetër arsye e rëndësishme është lufta kundër terrorizmit, si të ndalim sulmet e Shtetit Islamik që është një sfidë serioze për të gjithë Europën dhe për të gjithë aleancën e NATO-s.

Çfarë angazhimi konkret ka Shqipëria në luftën kundër terrorizimit le të themi?

Shqipëria  ka bërë shumë, sepse ju keni forcuar ligjet tuaja në mënyrë që të ulni rrezikun e sulmeve, Shqipëria mund të bëjë shumë në lidhje me shërbimet inteligjente .

Ne të gjithë jemi pjesë e aleancës së NATO-s duke përfshirë edhe Shqipërinë. Të gjithë janë pjesë e një koalicioni ushtarak dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse natyrisht ul numrin e sulmeve nëse ne jemi të suksesshëm në luftën ndaj tyre.

Ka dy probleme, çështje kryesore në këto momente. Problemet me Rusinë dhe lufta ndaj terrorizmit. A i trembeni shtrirjes së Rusisë në Ballkan dhe në Shqipëri veçanërisht. Ekspansionit ekonomik, politik. Sot ata janë më agresivë se më parë.

Përshtypja ime e fortë dhe jo vetëm pas kësaj vizite në Tiranë, është që Ballkani perëndimor është në anën e duhur.

Ne kemi parë Shqipërinë, Kroacinë, Slloveninë t’i bashkohen NATO-s. Pak ditë më parë NATO ftoi Malin e Zi që të bëhet pjesë e saj dhe ne kemi parë reforma, kemi parë angazhime të forta për të vendosur ligjin dhe për të luftuar korrupsionin. Nuk jam duke thënë se gjithçka shkon mirë dhe problemet janë zgjidhur, por po them se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria janë në anën e duhur dhe ne duhet të punojmë së bashku për të ecur më tej.

A i trembeni një konflikti të mundshëm mes Rusisë dhe Turqisë. Cili është qëndrimi i NATO-s për këtë cështje?

Ne jemi padyshim të shqetësuar për çfarë ka ndodhur dhe do doja ta shihja Rusinë të luajë një rol konstruktiv në lojën kundër armikut tonë të përbashkët, Shtetit Islamik. Suporti ndaj Asadit nuk është konstruktiv, Asadi është përgjegjës për vrasje, për vrasjen e civilëve në Siri, shumë pranë luftës civile.
Unë besoj se rrëzimi i avionit rus, thekson  nevojën për transparencë, mbrojtje dhe krijimin e mekanizmave sigurues, që nuk do të ketë situata të ngjashme në të ardhmen.

Ka ende shumë tension mes të dy vendeve dhe Turqia është një vend anëtar i nATOS… 
Ne kemi një sfidë dhe për këtë arsye, unë dhe e gjithë aleanca është duke punuar për të qetësuar tensionet dhe situatën.

Unë do të mirëpres çdo kontakt mes Ankarasë dhe Moskës, sepse të gjithë duam të sigurohemi që kjo situatë është qetësuar.

 Zoti  Sekretar çfarë po ndodh me Sirinë dhe Shtetin Islamik, cili është hapi i ardhshëm në këtë zonë, që krijon destabilitet dhe shumë probleme për Europën këtu gjithashtu?

Nuk është e lehtë të hysh në Siri, por mendoj se ajo çfarë ne kemi arritur përmes veprimeve ushtarake dhe sulmeve të koalicionit është që të paktën kemi arritur të ndalim avancimin e Shtetit Islamik dhe gjithashtu të reduktojmë aftësinë e këtij shteti për të gjeneruar të ardhura, duke sulmuar facilitetin e tyre të prodhimit të naftës dhe gazit.

Por e rëndësishme është që ne kemi parë të ringjallen përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Siri. Do te kete nje takim, Rusia është pjesë, Arabia Saudite dhe disa shtete te tjera do të ulen së bashku në përpjekje të një zgjidhjeje paqësore dhe ne do ta mbështesim këtë.

Si do të përballet Europa me rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit, në vendin e saj, pra këtu?

Na duhet të përballemi në mënyra të ndryshme, përmes inteligjencës, policisë, kontrollit të kufijve, e di që vendet europiane po kalojnë një sfidë të madhe. Asnjë vend nuk është imun ndaj sulmeve terroriste, por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë, që nuk është thjesht çështje e policisë apo e inteligjencës, por është çështje e shoqërive që duhet të qëndrojnë tek vlerat; demokracia është më mirë se sa  diktatura, toleranca është më e mirë se sa jotoleranca dhe respekti ndaj jetës njerëzore është shumë më mirë se sa mbështetja ndaj dhunës barbre dhe vrasjes së civilëve të pafajshëm. Kështu që në fund ne do fitojmë, sepse vlerat tona janë thjesht më të mira.

Më të mirat që bota njeh deri më sot.
Absolutisht, janë shumë më të mira se mesazhet barbare të Shtetit Islamik.

Ju ftuat Malin e Zi t’i bashkohet NATO-s, por çfarë ndodh me Maqedoninë? Eshtë ende e bllokuar pas 7 vjetësh…

Ajo që ne pamë me ftesën e Malin e Zi, do të thotë se NATO  është e hapur. Kur është fjala për ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, ne kemi një sfidë, një problem që është diskutuar edhe në Samitin e NATO-s në Bukuresht, lidhur me çështjen e emrit. Eshtë një pengesë e madhe, ende e pazgjdihur.

Por nëse ju, vendet anëtare, nuk mund të zgjidhni një problem mes Greqisë dhe Maqedonisë, si do ta zgjidhnit një problem mes Rusisë dhe vendeve të tjera?

NATO është  Aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e fuqishme në histori.  Dhe qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë aleatët nga çdo lloj rreziku. Ne kemi qenë të suksesshëm duke bërë pikërisht këtë gjë, sepse kemi qenë në gjendje të mbrojmë të gjithë aleatët tanë për më shumë se 6 dekada.

Ne kemi qenë në gjendje gjithashtu për një kohë të gjatë të kemi dialog politik me Rusinë. Nuk dua të them, që sot ky dialog ka pamjen dhe formën që do donim të kishte, por ne do të vazhdojmë të punojmë për më shumë marrëdhënie konstruktive me Rusinë.

Dhe pyetja e fundit: Është rusia sot pas 25 vitesh nga rënia e komunizmit, duke lëvizur  drejt një pozicioni të ri më të mirë dhe më të fortë përballë vendeve dhe fuqive të tjera?

Ajo që ne kemi parë është një Rusi më agresive, një Rusi që ka investuar fort në mbrojtje për një kohë të gjatë, që i ka stërvitur forcat e saj madje duke përfshirë edhe stërvitjet nukelare dhe jo vetëm kaq, por kemi parë Rusinë të provojë forcën për të ndryshuar kufijtë në Europë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. NATO i është përgjigjur kësaj.

Po i përgjigjet?

Ne po i përgjigjemi duke rritur përgatitjen e forcave tona, sepse ne besojmë në mesazhin që një mbrojtje e fortë është një bazë e fortë për dialogun politik. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë për më shumë marrëdhënie konstruktive me Rusinë dhe unë besoj se Rusia gjithashtu do ta kuptojë, që për të është më mirë të bashkëpunojë me NATO-n dhe jo të perballet me të.

Ne do të jemi aty, do të jemi të fortë, por në të njëjtën kohë do të përçojmë mesazhin e dialogut politik, sepse besojmë që është më i miri për NATO-n dhe Rusinë, nëse ne jemi në gjendje të vendosim një marrëdhënie edhe më konstruktive.

Faleminderit për intervistën!

Faleminderit!

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!
Kryesore

Rama në takimin e fundit me socialistët: 78 mandate janë 100% të sigurta!

9 Maj, 2025 9:03 pm
Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!
Kryesore

Berisha falënderim për LaCivitën: Shkallmove Ramën duke i rënë tavolinës me grushte!

9 Maj, 2025 8:57 pm
Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!
Politikë

Tubimi i PS, Spiropali: Evropa, thirrje shpirtërore!

9 Maj, 2025 8:51 pm
Para
Kush është Francesco Beccheti

Becchetti në gjykatë, prokuroria mbyll hetimet: Ja akuzat

Librat më të mirë të 2015-s

Librat më të mirë të 2015-s

Moti në ditët në vijim

Moti në ditët në vijim

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
9 Maj, 2025

Pasaporta europiane është një nga pikat kyçe të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, me premtimin se  është rruga e vetme...

Lexo më shumë

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
9 Maj, 2025

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se vetëm nga dixhitalizimi i shërbimeve publike është pastruar një pjesë e mirë...

Lexo më shumë

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në TV Klan, ku së bashku me ekipin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com