Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/Dhuratat dhe bisedat me lojtarët e Bayern, flet Fabian Duro: “Anceloti lojtarëve, kush i bën ushtrimet si ky, do futet në formacion”

2016/10/25 at 12:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ekskluzive/Dhuratat dhe bisedat me lojtarët e Bayern, flet Fabian Duro: “Anceloti lojtarëve, kush i bën ushtrimet si ky, do futet në formacion”

Dje ai ishte lajmi më i bukur i ditës. Madje në formën e tij më spektakolari, nga ato momente që të bën të ndihesh krenar. Sepse është e rrallë në mos e pamundur që një shqiptar të futet një kamp të tillë stërvitor dhe jo më të japë një shoë të vërtetë, pikërisht, aty në fushën ku stërviten yjet e pesë herë kampionëve të Europës, Bayern Munih. Dhe për më të tepër tu japësh leksione të teknikës së topit, lojtarëve si Leëandovkski, Roben, Noyer, Ribery, Thiago Alcantara e me radhë. Por Fabian Duro, freestyle shqiptar I njohur tashmë ndërkombëtarisht për aftësitë e përdorimit të topit,  jo vetëm që mahniti shumëherë kampionët e Gjermanisë dhe Evropës, por bëri që ata ti kërkonin edhe leksione të teknikës së topit. Por si u gjend Fabian Duro në fushën stërvitore të Bayern Munih? Si e pikasi Carlo Anceloti në qendër të Munihut ndërsa bënte xhonglime me topin? Si ishte takimi me yjet e Bayern Munih dhe çfarë i thanë ata pas ekzibicionit? Cilat ishin dhurata që mori nga futbollistët e Bayern dhe cila është ftesa e radhës në Olimpic Stadion të Munihut? Për kërshërinë e lexuesve të gjithë këtë histori të mrekullueshme e tregon vetë Fabian Duro në intervistën ekskluzive të dhënë për gazetarin Dritan Laci në Opinion.al.


Intervistoi Dritan Laci

Fabian ishte mëse impresionuese paraqitja jote në kampin stërvitor të Bayern Munih përpara lojtarëve më klas botërore? Fillimisht, si u gjendet aty në atë ftesë dhe si ishte të performoje përpara yjeve si Roben, Alcantara, Levandovksi etj?

Faleminderit Dritan. Ka qenë një ftesë shumë e rastisshme. Një javë më parë unë po performoja me leje të Bashkisë së Munihut në qendër të qytetit.  Rastësisht aty u ndodh asistenti i trajnerit Anceloti, zoti Paul Clement.  Ai më pa dhe më xhiroi, dhe e kishte postuar menjëherë videon time ne twitter dhe disa miq të mi më lajmëruan. Unë hapa twitterin për të kontaktuar me të dhe kështu dhe ai më ftoi të shkoj në stërvitjen e Bayernit për ditën e sotme (djeshme). Ai thjesht më tha “Anceloti dëshiron  që të vish të performosh për lojtarët”

Dhe si ishte impresioni i parë? Si ishte mbërritja në qendrën stërvitore të Bayern Munih?

Kam 2 miq nga Polonia dhe ata më ndihmuan të shkojmë te qendra stërvitore e Bayern. Kishim lënë takim nëpërmjet twitterit me z. Clement në orën 10.15. Nga dëshira  ne shkuam 1 orë përpara. Takuam z. Clement dhe ai më tha: “Sot do ti bëjmë surprizë lojtarve të Bayern performancën tënde”. Më pritën jashtzakonisht mirë.

f11f12

Ndërkohë që i pari që të prezantoi ishte vetë trajneri Anceloti…

Para se te fillonte stërvitja Anceloti më mori më vete dhe i tha lojtarve të Bayern: “Ky është Fabian Duro dhe nëse ju bëni ushtrimet që bën ky sot do t’ju fus në ekipin e parë”. Sigurisht e tha me shaka…

Dhe papritur  ja ku ishe perballë  futbollistëve të Bayern? Kishe emocione? Cilat ishin fjalët e para që ata të thanë ndërsa po bëheshe gati të performoje?

Pasi trajneri Anceloti tha ato fjalë, të gjithë lojtarët u mblodhën rreth meje dhe unë nisa performancën. Pasi mbarova të gjithë lojtarët erdhën dhe më përqafuan, më jepnin dorën dhe më thonin “Maestro”,  “Amazong skills”. Po kështu më pyetën nga jam. Aty jam ndjerë shumë i emocionuar pasi po më lavdëronin yje botërorë. Pastaj më hodhi dorën në qafë trajneri Anceloti dhe më tha do ti dërgoj mesazh kryeministrit tuaj t’ju ndihmoj në Shqipëri. Po kështu më tha që do të marrim gjatë një ndeshje të Bayern Munih të bësh shfaqje pas pushimit të pjesës së parë dhe do të të paguajmë.

f10f13

Cili ishte reagimi i tyre kur ti u the se je nga Shqipëria? Sa e njihnin Shqipërinë?

Anceloti më tha se ka qenë në shqiperi para pak kohësh dhe që do të flasë me kryeministrin për mua. Alonso, Tiago Alcantara, Lahm, Boateng, Sanchez, të gjithë erdhën më dhanë dorën më përqafuan dhe u ndjeva shumë mirë. Një detaj, aty kam performuar me bluzën e Bayern dhe tutat e Shqipërisë.

Sigurisht që ajo që ka impresionuar është ekzibicioni yt me topin. Çfarë të tha trajneri Anceloti dhe lojtarët e Bayern për teknikën që ti përdor me topin?

Anceloti dhe disa lojtarë me pyesnin sa kohë kam që  stërvitem. Po kështu më thanë që ishin shumë të impresionuar. Të gjithë lojtaret janë sjellë shumë mirë me mua. Madje i gjithë stafi.

f16f15

Cila ishte biseda më e këndshme që zhvilluat dhe kush ishte futbollisti që ju la më shumë mbresa gjatë takimit?

Biseda më e këndshme ishte me Alonso. Pasi erdhi më hodhi dorën në qafë dhe më tha: “Maestro si i ke mësuar të gjitha këto. Ishte performancë fantastike , mësoji pak edhe djalit tim nga teknika jote”. Ndërkohë që Alonso ishte bashkë me djalin aty. Po kështu më përgëzoi edhe Muller. Kurse kur mbaroj stërvitja Tiago Alcantara më tha: “Mos u largo”.  Shkoi, mori një pala taka të reja futbolli dhe mi dha tha: “This is for you champion” dhe më perqafoj. Jam ndjerë me të vërtetë shumë mirë.

f8

Ju morët edhe shumë dhurata nga futbollistët e Bayern. A mund të na i tregoni për Opinion.al se për çfarë bëhet fjalë?

Po siç e thashë më lart janë këpucët që më dhuroi Tiago Alcantara. Ndërsa të tjerat mi dhuroi Anceloti

Gjatë kohës së stërvitjes pashë se si ata stërviten. Pastaj Alonso doli pak para kohe dhe po bëja disa pasa me Alonson dhe djalin e tij. Pastaj takova përsëri të gjithë lojtarët dhe më dhanë autografe te bluzja e Bayernit që kisha veshur gjatë performancës. Bluzë nga lojtarët nuk mora por këto që më dha trajneri Anceloti nuk shiten ne dyqan por janë vetëm për stërvitje për lojtaret. Anceloti më takoi përsëri në fund dhe tha se do të mundohemi të të ndihmojmë të performosh për Bayern dhe të marrësh para për këtë gjë.

f5

 Dhe në përfundim cili do të jetë Fabian evemti juaj i radhës në ekzibicionin e topit?

Mendoj që do të jetë ndeshja e Bayernit në shtëpi. Mezi po pres me kontaktojnë. Do ishte një tjetër ëndërr e realizuar.

f6

f4

f2

f1

“Materiali është ekskluzivitet i Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Video/ Vis Pupa prezanton programin “pasardhës” të Ermal Mamaqit. Ky është titulli

Video/ Vis Pupa prezanton programin “pasardhës” të Ermal Mamaqit. Ky është titulli

Rama: Mafia është e interesuar që të mos ketë riciklim

Banorët e Shishtavecit të fyer nga Edison Ypi, Rama: Ca i lexoni këto media kazani...

Ja kur merret vendimi për dënimin e Shqipërisë?

Ja kur merret vendimi për dënimin e Shqipërisë?
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com