Thellohet akoma më shumë skandali në shtëpinë e foshnjës në Shkodër. Ish drejtoresha ne prani te familjarëve të një djali që dyshohet se është abuzuar tenton ti bindë ata se shenjat në trupin e tij kanë qenë të vjetra dhe nuk jane krijuar së fundmi.
Ja cili është dialogu mes ish drejtoreshës dhe familjarëve të cilët tenton ti bindë qe asgjë nuk ka ndodhur me djalin. Madje me shumë se me ta duket se këtë kërkon ta beje me djalin.
https://www.youtube.com/watch?v=JL6lkCmbv_I
Opinion. al disponon edhe nje tejter video ekskluzive lidhur me dëshmitë e vajzave që mendohet se janë abuzuar seksualisht në këtë institucion.
Ka qenë tronditëse deshmia e tre vajzave të abuzuara seksualisht në Rezidencën e Fëmijës, në Shkodër. Të miturat e moshës 6, 8 dhe 11 vjeç janë pyetur në prani të një psikologie nga prokurorët që po hetojnë skandalin. Ato kanë rrëfyer se në Rezidencën e Fëmijës detyroheshin të shihnin filma erotikë.
“Në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj na detyronin të shihnim filma erotikë kur kujdestarët nuk ishin në qendër”, janë shprehur të miturat.
Prokuroria që zbuloi skandalin nuk ka mundur ende të zbulojë se cilët janë personat që kanë abuzuar seksualisht me tre të miturat. Hetimet vazhdojnë dhe priten arrestime të tjera veç ish –drejtoreshës dhe 4 punonjësve të tjerë të qendrës.
opinion.al