Teksa opozita proteston në çadër prej 1 muaj e gjysëm, mazhoranca po përpiqet të përçajë opozitën. Burime të sigurta thanë për Opinion.al se e majta po tenton të negociojë me Kreshnik Spahiun për ta nxjerrë nga çadra, pra për ta nxjerr edhe nga koalicioni i djathtë.
Mësohet se njerëz të fuqishëm të biznesit pranë të majtës po tentojnë të bindin Spahiun e AK-së të regjsitrohet në KQZ dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 Qershorit.
Aktualisht nuk janë registruar në KQZ, PD dhe partitë aleate, si PR e Mediut, PAA e Dukës, PDK e Ndokës.
Ndërsa nga partitë e vogla, kanë deklaruar pjesmarrjen në zgjedhje Blushi dhe Bojaxhi, të cilët deri më tani janë deklaruar kundër koalicioneve si me PS ashtu edhe me PD.
Lëvizja për të bindur Spahiun që të regjistrohet në zgjedhje, tregon se mazhoranca po merr masa për të krijuar një opozitë alternative me PD. Nuk është çudi që tentativat për të bindur parti të tjera të opozitës që të marrin pjesë në zgjedhje, të vijojnë. /Opinion.al