-U tha në Opinion

Ekskluzive/ Macron nuk ndryshon qëndrim: Jo negociata për Shqipërinë!


               Publikuar në : 21:16 - 17/10/19 |
geliano fataj

Erisa Zyka nga Brukseli: Lajmi i fundit që më ka ardhur është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është konfirmimi që ka ardhur enkas për emisionin Opinion.

Ka qenë kjo deklarata e gazetares Erisa Zykaj, nga Brukseli për emisionin Opinion në lidhje me çeljen apo jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Raportimi i saj u bë teksa, kishte nisur darka e punës e 28 liderëve europianë, të cilët kanë në axhendën e tyre, së pari çështjen e zgjerimit dhe pastaj çështjen e Turqisë.

“Holanda po ashtu ka qenë kundër Shqipërisë.  Danimarka ka insistuar që të ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, sipas saj mund të kishte një mundësi për një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë thotë se kriteret nuk janë plotësuar, ndërkohë dhe Spanjën e kemi patur kritike për shkak të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Këto vende kanë qenë Ok për Maqedoninë e Veriut, nëse Franca dhe Holanda do të kishte thënë po”,tha më tej gazetarja./ Opinion.al

Pas