Biseda e dytë telefonike mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras solli arritjen e marrëveshjes për emrin, gjuhën dhe identitetin maqedonas.
Por, cilat janë hapat vijues për realizimin e marrëveshjes?
Marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar midis dy qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë më 20 qershor ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Pastaj, nëse Presidenti Ivanov vendos që ta firmosë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ajo kthehet në Kuvend për votim të përsëritur, ndërsa në vjeshtë do të organizohet referndum popullor për ndryshimin e emrit, e me gjasë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Marrëveshja parashikon emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, gjuha maqedonase (pjesë e gjuhëve sllave) dhe identiteti maqedonas, por që nuk kanë lidhje me maqedonasit antik.