TIRANË- Shyqyri Çoku mori medalje mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes më 25 nëntor 2014 për kontributin në Luftën Nacional Çlirimtare bashkë me një shpërblim prej 1 milionë lekësh të vjetra. Ish-hetuesi, personi i akuzuar për persekutim, nga At Zef Pllumi, ishte në sallë në mesin e të ftuarve. Ai mori këtë medalje nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
“Çdonjëra prej medaljeve që japim sot ka mbas saj një histori që na bën të ndihemi krenarë”, do të shprehej Peleshi në atë ceremoni, që u duartrokit nga veteranët e luftës mes tyre edhe Shyqyri Çoku.
Shihni videon:
Ceremonia është bërë vjet, në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të atdheut. Ministria e Mbrojtjes organizoi ndarjen e medaljeve për veteranët që kanë kontribuar në luftën për Çlirimin e vendit. Asokohe janë dhënë 1 000 “Medalje Mirënjohjeje” dhe 20 “Medalje Nderi”.