Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive / Intervista e Ismail Qemalit në Paris për “Le Matin”, nëntor 1915 : “Populli ynë është gjithmonë i gatshëm të luftojë dhe lufta është profesioni i tij i preferuar.”

2017/09/19 at 5:43 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive / Intervista e Ismail Qemalit në Paris për “Le Matin”, nëntor 1915 : “Populli ynë është gjithmonë i gatshëm të luftojë dhe lufta është profesioni i tij i preferuar.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Shtator 2017

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të hënën e 8 nëntorit 1915, në ballinë, intervistën e zhvilluar me atdhetarin dhe ish-udhëheqësin politik shqiptar, Ismail Qemalin, i cili gjendej asokohe në Paris.

Kësaj here, lideri shqiptar gjendej në rolin e këshilltarit. Ai, pa harruar të vë në dukje virtytet e popullit tonë dhe duke analizuar gjithashtu situatën në Ballkan, ka sugjeruar përmirësimin apo përforcimin marrdhënieve franko – shqiptare.

Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë të kreut të parë të shtetit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Shqiptarët dhe Lufta

Shpresa dhe simpati

Ismail Qemali na tregon rolin e rëndësishëm që vendi i tij mund të luajë

Mjafton ti hedhësh një sy hartës së Ballkanit për të kuptuar se Shqipëria mundet të jetë, në çdo moment, skenë operacionesh të rëndësishme ushtarake. Sidoqoftë, duhet pranuar se të paktën një pjesë e ushtrisë serbe do të furnizohet nga territori shqiptar. Me këtë rast, qëndrimi i njerëzve luftarakë të këtij vendi do të jetë padyshim dhe së shpejti një faktor i rëndësishëm në luftën ballkanike.

Ne kemi folur për këtë situatë me ish-kreun e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, që shpalli pavarësinë e kombit të tij, Ismail Bej Qemalin, aktualisht në Paris. I lindur shqiptar, ai, nuk ka reshtur, gjatë karrierës së tij të gjatë, të marrë pjesë aktive në ngjarjet politike të Lindjes :

“Unë nuk do të kisha marrë kurrë mundin të flisja sot për vendin tim dhe aspiratat e tij ndaj një populli të angazhuar në luftën më të rëndësishme, nëse nuk do të isha i sigurtë se tashmë në këtë luftë edhe bashkatdhetarët e mi mund të luajnë një rol të dobishëm.

Shqipëria u krijua teorikisht si një shtet në 1913, por kjo pavarësi nuk u arrit në kushtet që përputheshin me të drejtat dhe pretendimet e saj legjitime. Serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët e cënuan nga të gjitha anët dhe e shtrënguan deri në pikën e mbytjes.

Populli shqiptar, i detyruar të pranonte zgjedhjen e caktuar nga Evropa, nuk kishte institucione që mund të promovonin zhvillimin e tij kombëtar. Sot, me përhapjen e luftës në Ballkan, ai gjendet dëshmitar i një lufte, ku sigurisht disa aksione do të ndodhin në territorin e tij.

Vetëm nëse nuk njohim natyrën luftarake të këtij populli, mund të mendojmë se ai do të mbetet spektator pasiv i këtyre luftërave.

Nuk mund të ketë dyshime se populli shqiptar është i përgatitur dhe i ngazëlluar kundër serbëve, të cilët në luftën e fundit ballkanike e cënuan keq atë. Por, për ata që njohin të kaluarën dhe ndjenjat e shqiptarit,  admirimin që ai mbart ndaj emrit të lavdishëm të Francës, është e qartë se simpatia e thellë, e rrënjosur në zemrën e tij, nuk mund të zhduket, dhe përmes këtij gjesti magjepsës dhe disa procedurave dashamirëse e të barabarta, Franca mund të krijojë tek ne miq të përkushtuar për ta ndihmuar atë në të gjitha rrethanat.

Populli ynë është gjithmonë i gatshëm të luftojë dhe lufta është profesioni i tij i preferuar. Ai nuk do të hezitonte t’i përgjigjej thirrjes së Francës dhe atyre që luftojnë me të për lirinë e kombeve. Dëshira e popullit shqiptar është që pavarësia e tij, si në veri dhe në jug, të garantohet kundër shkeljeve që do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme nëse pushtimi (vërshimi) bullgar lejohet të përparojë në Adriatik.

Shqipëria do të harrojë zemërimet e vjetra dhe do të mendojë vetëm për të ardhmen nëse i garantojnë pavarësinë dhe e ndihmojnë të realizojë aspiratat e saj.

Duke marrë parasysh luftën e vazhdueshme në të gjithë Evropën, prania e trupave me përvojë, në një vend strategjik aq të rëndësishëm sa Shqipëria, mund të jetë, në momentin e duhur, një veprim efikas. Aleatët, të shqetësuar për të vënë të gjitha mundësitë në anën e tyre, sipas mendimit tim dhe pse aq modest sa duket, nuk duhet të lënë pas dore këtë faktor. Le të flasim për ndjenjën kombëtare aq të fuqishme në mesin e shqiptarëve dhe do të marrin nga ata, duke i drejtuar, një ndihmë shumë të vlefshme ushtarake.

Unë mendoj se opinioni (publiku) francez nuk duhet të humbasë një mundësi të tillë.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ekskluzive-intervista-e-ismail-qemalit-ne-paris-per-le-matin-nentor-1915-populli-yne-eshte-gjithmone-i-gatshem-te-luftoje-dhe-lufta-eshte-profesioni-i-tij-i-preferuar/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: Intervista e Ismail Qemalit në Paris

Ju sugjerojmë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Para
Prishja e banesave në Shkozë, reagon Basha: Rama i mashtroi, do të kërkojmë shpronësim sipas tregut

Mbledhja e grupit të PD/ Basha i përgjigjet fraksioneve brenda partisë: PD është e hapur

Londër, modelja me ngjyrë nuk lejohet të hyjë në klub

Londër, modelja me ngjyrë nuk lejohet të hyjë në klub

Zbulimi i studentit nga Kosova/ Në shekullin e 19-të shqiptarët përdornin alfabet tjetër

Zbulimi i studentit nga Kosova/ Në shekullin e 19-të shqiptarët përdornin alfabet tjetër

TE FUNDIT

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
4 Shkurt, 2026

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga vizita e tij në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë,...

Lexo më shumë

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
4 Shkurt, 2026

“Të kam thënë se kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë...

Lexo më shumë

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
4 Shkurt, 2026

Përkeqësimi i kushteve atmosferike në det të hapur shtyn me disa orë nisjen e trageteve nga porti detar i Durrësit...

Lexo më shumë

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
4 Shkurt, 2026

Princi Andrew i Britanisë dhe Jeffrey Epstein i kërkuan një balerine ekzotike të “përfshihej në akte të ndryshme seksuale” në shtëpinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com