Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/ Flet Albion Avdijaj: Për cilin amanet e la Kombëtaren e Kosovës?

2015/11/12 at 12:42 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekskluzive/ Flet Albion Avdijaj: Për cilin amanet e la Kombëtaren e Kosovës?

Një ditë më parë trajneri i Kombëtares së Kosovës shprehte mërzitinë e tij, për atë që ai e quante rrëmbim nga vëllau më i madh, përkatësisht nga Shqipëria, i lojtarëve më të mirë. Një ndër këta lojtarë që Bunjaku përmendi ishte edhe sulmuesi i talentuar Albion Avdiaj, lojtar i Vaduzit në kampionatin zviceran, i cili pasi luajti dy ndeshje me Kosovën, zgjodhi përfundimisht të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke u pajisur nga Presidenti Bujar Nishani me pasaportë shqiptare. Por kush është Albion Avdijaj? Përse sulmuesi i talentuar zgjodhi të refuzojë Zvicrën dhe më pas Kosovën për Kombëtaren e Shqipërisë? Dhe cili është mesazhi që ai ka për trajnerin e Kombëtares së Kosovës? Për më shumë lexoni intervistën që ai ka dhënë për Opinion.al, nga Vaduzi aty ku luan.


Intervistoi Dritan Laci

Albion cila është historia juaj dhe e familjes suaj. Ju keni lindur në Zvicër, por kur ka shkuar familja juaj aty. Cila është përbërja e familjes suaj, dhe përveç jush kush tjetër ka luajtur apo luan futboll? Si kanë qenë fillesat e nisjes së futbollit?

Prindërit e mi vijnë nga Gjakova e  Kosovës. Ata kanë ardhur në Zvicër 26 vite më parë. Unë jetoj momentalisht me mamin dhe vëllain, i cili është më i madh si unë. Babai më ka vdekur, Ne familjarisht jemi marrë me futboll. Babai im Qaush Avdija ka luajtur për të rinjtë e Gjakovës. Më pas pastaj erdhi në Zvicër në ku vazhdoi të luajë futboll në një klub këtu në Zyrih. Babai im është marrë shumë me mua dhe vëllain tim Drenin i cili po kështu ka luajtur futboll, dhe na ka përcjell në çdo aktivitet. Babai im i ndjerë ka qenë edhe menaxher i FC Kosovës, këtu në Zyrih. Unë jam rritur në stadiumin e Zurihut, por nuk kam harruar prej nga kanë ardhur prindërit dhe dajat e mi, të cilët edhe këta kanë kanë kontribuar në karrierën time.

-Si po shkon karriera juaj në klubin aktual ku aktivizoheni?

Aktualisht po luaj në Vaduz dhe po më shkon jashtëzakonisht mirë dhe janë shumë të kënaqur me mua, po kështu edhe unë me ta.

-Si dhe kur ka qenë kontakti i parë me Federatën Shqiptare të Futbollit?

Kontaktet e para me Federatën Shqiptare ka qenë para një viti përmes menaxherit tim i cili është kontaktuar nga trajneri i Shpresave, Skënder Gega, dhe me kënaqësi pranova ftesën e Federatës Shqiptare.

-Ju keni qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Zvicrës, U-17, U-18, U-19. Po përse e latë Zvicrën, kur mund të kishit një karrierë shumë  më të mirë futbollistike aty?

Po ëshë e vërtetë. Unë kam luajtur për U 17 -18 -19 të Zvicrës. Pastaj jam huazur në vitin 2013 te U-19 Wolfsburg në Gjermani që edhe me meritën time arriti të bëhet kampion i Gjermanisë në U-19,  ku për një sezon shënova 17 gola. Dëshira e prindërve të mi ka qenë që unë një ditë të luaj për shqiptarët se atë ndjesi që të jep populli yt s’ta jep as një popull. Babai im ndjesë pastë e ka pasur ëndërr që unë të luaj për Shqipërinë.

-A mendoni se keni bërë tradhti duke lënë Kombëtaren e Kosovës, me të cilën keni luajtur dy ndeshje, per t’ju bashkuar më pas Shpresave të Shqipërisë?

Jo, nuk mendoj kështu. Ne jemi shqiptarë dhe jemi një. Më besoni kur ju them se fanella Kuq e Zi më rrënqeth trupin. Nuk e di pse.

-Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur i mërzitur që ju keni shkuar te Shqipëria. Madje ka thënë që Shqipëria po na merr lojtarët më të mirë, duke përmendur edhe emrin tuaj. Çfarë do t’i thoshit Bunjakut në këtë rast?

Unë i dëshiroj Albert Bunjakut suksese dhe shokëve të mi aty ju uroj të ardhne të ndritur dhe suksese.

-Cili është futbollisti që pëlqeni më shumë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe pse? Po nga futbollistët e huaj cilin pëlqeni më shumë?

Mua më pëlqejnë të gjithë shqiptarët, të cilët luajnë mirë. Nuk dua të veçoj askënd prej lojtarëve. Nga lojtarët e huaj më pëlqen Ibrahimoviç

-A ka nevojë Shqipëria dhe Kosova për dy kombëtare?

Nuk jam unë ai që duhet të gjykojë. Unë di që jemi veç një!!

-Cila është ëndrra juaj më e madhe në karrierën si futbollist?

Ëndrra ime dhe e të ndjerit babait tim ka qenë të luaj për Kombëtaren Shqiptare. Dhe dëshira dhe ëndrra ime më e madhe është të luaj në një ekip si Bajern Munih.

 

albion avdiaj 3

albion avdijaj 1

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
Sport

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

18 Dhjetor, 2025 9:37 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Para
FBI shpall në kërkim ndërkombëtar kunatin e Enver Hoxhës

FBI shpall në kërkim ndërkombëtar kunatin e Enver Hoxhës

Dritan Zagani: Ja kush janë kolegët që më shisnin te trafikantët e drogës

Zagani i shkruan Fugës: Ma hiq bllokun nga FB i Ramës o burr...

‘Tirana by dron’, kryeqyteti siç nuk e keni parë kurrë!

'Tirana by dron', kryeqyteti siç nuk e keni parë kurrë!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një dalje ‘live’ në rrjetet e tij sociale ka reaguar lidhur me ecurinë e procesit të...

Lexo më shumë

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC

Vritet me armë në Guayaquil futbollisti 33-vjeçar i Barcelona SC
18 Dhjetor, 2025

Futbollisti Mario Pineida (33 vjeç) u qëllua për vdekje në qytetin port të Guayaquil të mërkurën, tha ekipi i tij. Guayaquil është bërë një...

Lexo më shumë

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
18 Dhjetor, 2025

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Kjo seancë...

Lexo më shumë

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
18 Dhjetor, 2025

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre. Dhe ndërsa këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com