Edi Rama dhe Lulzim Basha do të takohen mbrëmjen e sotme në një raund të dytë bisedimesh. Burime të Opinion.al thanë se takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në selinë e Presidencës.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se takimi i dytë është bërë i mundur me përpjekjen e ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai ka zhvilluar sot takime intensive për të ulur sërish Ramën dhe Bashën në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga kriza./Opinion.al