Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Clubeve (BRC) i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Rama ku i kërkojë që aktiviteti i tyre të mos ketë fashë orare kur të hapet pas datës 18 maj.
Ata parashtrojnë si fillim vështirësitë e mëdha me të cilat janë përballur në këtë periudhë, që nga shtyrja e pagesave të qerave, mungesa e të ardhurave dhe frika e shfaqjes së ndonjë simptome.
“Kemi qenë të parët që u ndërgjegjësuam për të myllur aktivitetet tona”, shkruan BRC, “sot presim me shpresë ti fillojmë plot energji”.
Ata kërkojnë që aktiviteti i tyre të mos ketë fashë orare pasi nga ora 08:00 deri në orën 17:30 pjesa më e madhe e njerëzve do të jenë të angazhuar në punët e tyre. Në letrën e tyre ata theksojnë gjthashtu se kujdesi do të jetë maksimal.
Pas 18 majit do të kemi një hapje të pjesshme të bareve dhe restoranteve, por vetëm pjesën e jashtëm dhe të hapur të tyre. Ndërsa shërbimi brenda ambienteve të lokalit do të jetë rreptësisht i ndaluar. Sipas rregullave të përcaktuar në tavolinë nuk do të jenë më shumë se dy persona dhe ato duhet të ruajnë distancën mes tyre me 1 metër. Ndërsa distanca mes klientëve nga tavolina në tavolinë duhet të jetë në 2 metra. /Opinion.al