Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia në rritje? Çfarë nuk tha Guvernatori Sejko gjatë bilancit

2019/10/02 at 6:13 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekonomia në rritje? Çfarë nuk tha Guvernatori Sejko gjatë bilancit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në një dalje për mediat se ekonomia e Shqipërisë po ecën mirë pavarësisht ngadalësimin e rritjes.


“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se pavarësisht vështirësive, rritja ekonomike ka trend pozitiv. Kjo bazohet në uljen e papunësisë dhe politikat e duhura të aplikuara në ekonomi. Ekonomia shqiptare po njeh rritje pozitive. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 2.3 për qind” tha Sejko.

Megjithatë ajo që nuk cilësoi ai është se trendi rënës i ekonomisë është në tremujorin e tretë radhazi. Në projektin e saj qeveria synonte qe rritja gjatë dy tremujorëve të parë të vitit të ishte 4% ndësa ka qenë pothuajse gjysma, respektivisht 2.2 dhe 2.3%. Madje ky ngadalësim nuk përkon as me paralajmërimin e institucioneve ndërkombëtare se Banka Botërore dhe FMN të cilat parashikuan 3.6%.

“Ekonomia shqiptare ka hyrë në një spirale ngadalësimi, teksa rritja ekonomike edhe sipas shifrave të vet qeverisë u ul për të tretin tremujor rresht. Instituti i Statistikave raporti se në tremujorin e dytë, Prodhimi Kombëtar u zgjerua me vetëm 2.31 për qind, kur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja ishte 4.26 për qind. Në harkun kohor të një viti rritja ekonomike gati është përgjysmuar, çka përbën një ngadalësim të fortë të aktivitetit ekonomik” shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Sa i përket uljes së papunësisë që foli Sejko ajo nuk është e mjaftueshme pasi nuk mbulon dot as çerekun e rritjes natyrale të forcës punëtore.

“Vitin e fundit ekonomia ka shtuar gjithsej vetëm 5 mijë vende pune duke mos akomoduar dot as një të katrën e rritjes natyrale të forcës punëtore. Pjesa tjetër e të rinjve që hyjnë për herë të parë në moshë pune i shtohen automatikisht armatës së të papunëve ose marrin rrugët e emigrimit” shton Klodian Tomorri.

Më tej Guvernatori foli për rritjen e kredive në sektorin privat dhe uljen e kredive të këqija në rang vendi.

“Kredia në sektorin privat ka njohur rritje. Tregjet financiare kanë pasur norma të ulëta financiare. Kanë rënë kreditë e këqija në rang vendi. Banka e Shqipërisë sheh rritje të ekonomisë në një kohë-zgjatje afat-mesëm. Normalizimi i politikës monetare pritet që të bëhet në mënyrë graduale.”, tha Sejko.

Megjithatë, rritja e kredive në sektorin privat duhet të ishte në proporcion me konsumin në këtë sektor, gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Tomorrit “konsumi privat vazhdon të rritet me ritme anemike, vetëm 2.85 për qind duke reflektuar rritjen e ngadaltë të të ardhurave për familjet”. Ai shton gjithashtu se për herë të parë që nga viti 2013 formimi bruto i kapitalit fiks është negativ pra “ekonomia po përballet me rënien e investimeve private vendase dhe të huaja. Sipas INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet totale në ekonominë shqiptare u ulën gati me 1 për qind, krahasuar me një vit më parë”.

Guvernatori Gent Sejko u shpreh se sa i takon lojërave të fatit, mbyllja e tyre ka pasur një efekt të vogël negativ në ekonomi. Sejko u shpreh se në lidhje me lojërat e fatit, ka probleme të natyrës më tepër informale.

“Kursi i këmbimit është shfaqur më efektiv se sezoni i kaluar. Euro vazhdon të jetë mbizotëruese ndaj lekut. Mbyllja e lojërave kanë pasur ndikim në rënie, e këtu kemi elementë edhe informalë, por gjithsesi ka ndikuar disi negativisht në ekonomi”, tha ai. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Bernie Sanders bën thirrje për unitet

Zgjedhjet presidenciale/ Sanders anulon fushatën pas problemeve me zemrën

VIDEO/ Pamje të rënda të torturave në burgjet e Venezuelës

VIDEO/ Pamje të rënda të torturave në burgjet e Venezuelës

Bie nga lartësia, humb jetën punëtori në Sauk

Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën 42-vjeçarja
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}