Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia e Maqedonisë shënon rënie

2017/09/13 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekonomia e Maqedonisë shënon rënie

Ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie në gjashtë muajt e parë të vitit, duke rrezikuar futjen e vendit në recesion. Rënia më e madhe është regjistruar në tremujorin e dytë, por rritje negative ka pasur edhe në tremujorin e parë.


Qeveria e Maqedonisë i pranon këto të dhëna, por thuhet se masat që janë ndërmarrë kanë të bëjnë me grumbullimin e më shumë të ardhurave në buxhet.

Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë në një intervistë për mediat nacionale se gjatë kësaj periudhe tremujore të qeverisjes së tij nuk ka pasur reforma tatimore, pasi Qeveria, siç ka thënë ai, është fokusuar në “kthimin e lirisë politike, por edhe të asaj ekonomike në vend”.

Bazuar në të dhënat zyrtare, ekspertët thonë se këtë vit projektimet ekonomike jo që nuk do të realizohen, por gjasat janë që gjendja të mbetet e njëjtë apo edhe të përkeqësohet.

“Kemi një rritje negative prej minus 1.8 për qind në tremujorin e dytë dhe 0.8 për qind në tremujorin e parë. Kjo nënkupton se recesionin e kemi në prag të derës. Sigurisht se duhet të bëhet edhe një rivlerësim për Bruto Prodhimin Vendor pasi që rritja prej 2.2 për qind do të jetë e pamundur”, thotë Nebi Hoxha, drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

“Rrjedhimisht, ne do të ishim të kënaqur për këtë vit nëse arrijmë rritjen prej 0.7 deri në 1 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, thekson Hoxha.

Sipas tij, ulja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë. Ai thotë se ekonomia vendore edhe më parë ka qenë e pazhvilluar dhe se rezultatet e prezantuara nga qeveria e kaluar nuk kanë qenë reale.

Veç kësaj, sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rezultatet tregojnë edhe rënie të madhe të investime të huaja në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Shqetësuese janë të dhënat për rënien drastike të investimeve të huaja në masën prej 50 për qind ose nga 199 milionë në 99 milionë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit. Kjo është një çështje shqetësuese, andaj vlerësojmë se qeveria duhet t’u qaset seriozisht masave për përmirësimin e gjendjes”, thotë Nebi Hoxha, njohës i çështjeve ekonomike.

Se gjendja ekonomike është e rëndë e thotë edhe Sllobodan Najdovski, analist i çështjeve ekonomike. Sipas tij, rënia ekonomike është pasojë para se gjithash e krizës së rëndë politike, nëpër të cilën ka kaluar Maqedonia tri vitet e fundit.

Ai thotë se nevojitet një analizë e detajuar për të detektuar të gjithë faktorët për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi.

“Duhet të shihet gjatë kësaj periudhe prej disa muajve deri në fund të vitit dhe të bëhet një analizë e detajuar lidhur me ndikimin e një pjesë të transfereve kapitale që janë paraparë në buxhet, të shlyhen detyrimet për investime kapitale lidhur me ndërmarrjet dhe rrugët, si dhe për ndërmarrjet tjera që janë në pronësi të shtetit”.

“Vlerësoj se gjatë kësaj periudhe duhet maksimalisht të stimulohen kompanitë private vendore, që deri në fund të vitit të mund të realizohen projektimet të parapara me rishikimin e buxhetit”, thotë Najdovski.

Dështimet në ndërtimin e autostradave dhe harxhimet në projektet joproduktive si projekti kundërthënës “Shkupi 2014” janë gjithashtu ndër faktorët e rënies ekonomike.

Ekspertët thonë se është e patolerueshme që për shkak të politikës, ekonomia të mos lëvizë para. Ata rekomandojnë masa që të paktën projektet që kanë nisur të vazhdojnë të realizohen, në vend të shfrytëzimit të situatës aktuale për përfitime politike./REL

 

Etiketa: ekonomiamaqedoniapeson ulje


Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Video bëri xhiron e rrjetit, Eneda Tarifa flet për herë të parë për “Dhuratën”

Video bëri xhiron e rrjetit, Eneda Tarifa flet për herë të parë për “Dhuratën”

Qeveria “Rama 2”, merr vendimet e para

Qeveria “Rama 2”, merr vendimet e para

Ish-kryeministri Berisha postim për “Ballist” Morinën: Viktimë e takimit Rama-Vuçiç

Zgjedhjet në PD në 2013, Berisha: Sokol Olldashi bëri një gabim
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com