Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë, pasi mundi Partizanin në finalen e madhe të “Final 4”.
Në “Air Albania” skuadra e Edlir Tetovës fitoi 0-1 kundër Partizanit.
Goli i Ibrahimoglu në minutën e 35-të vendosi gjithçka, me Egnatian që pasi fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë merr edhe titullin kampion në elitën e futbollit duke zbritur nga froni Partizanin që ishte kampion në fuqi.