Egnatia kualifikohet për herë të parë në historinë e sajnë finalen e Kupës së Shqipërisë. Xhekson në sekondat e fundit të kohës së rregullt shënoi golin e triumfit 1-0 përballë Vllaznisë, duke realizuar një mrekulli të vërtetë në Rrogozhinë.
Sfida e luftuar nga të dyja kampet ishte vendimtare, pasi përballja e mëparshme gjysmëfinale, e luajtur në Shkodër ishte mbyllur në barazim 1-1.
Tashmë Egnatia do të presë në finale ekipin fitues të çiftit Tirana-Teuta. Dueli për trofeun e Kupës do të luhet më 1 qershor.