Disa kohë më parë ish-miss Shqipëria Egla Harxhi, solli në jetë djalin e saj Luxifer. Jeta e saj private u vendos në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të historisë paksa të pazakontë. Por mesa duket ardhja në jetë e djalit, e ka ndryshuar vajzën rebele.
Ajo dhe Ale duket se i janë përkushtuar familjes së tyre të vgël. Së fundmi Egla ka ndarë me ndjekësit një foto të saj krah bashkëshortit dhe djalit. Siç duket qartë Luxifer është rritur shumë dhe duket një djalosh tepër simpatik.