Bota

Egjipt/Zbulohen 100 sarkofagë me mumje të padëmtuara që prej 2500 vitesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 15/11/20 |
Opi Nion

Më shumë se 100 sarkofagë të Egjiptit të lashtë, të padëmtuar dhe që ruajnë mumje të konservuara mirë, disa prej tyre edhe me zbukurime të çmuara, janë gjetur në një varrezë faraonike në Saqqara, shumë pranë jugut të Kajros.

Lajmi bëhet i ditur nga arkeologjia egjiptiane, që thotë se janë gjetur edhe 40 statuja të arta.

Pjesa më e madhe e gjetjeve janë varrosur të paktën 2.500 vite më parë. Sipas informacioneve zyrtare arkeologët kanë hapur njërin prej sarkofagëve duke gjetur brenda tij një mumje të ruajtur mjaft mirë, ndërsa përmes rrezeve X po verifikojnë gjendjen e konservimit të saj.

Zona arkeologjike në Saqqara është pjesë e varrezës së qytetit antik të mbretërisë së parë të Egjiptit, ku përfshihen edhe Piramidat e Gizës që janë trashëgimi kulturore e UNESCO-s./Opinion.al

 

Pas