Policia e Fierit ka vënë në pranga 27-vjeçarin, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje punonjësin e policisë, Agron Saba, 58 vjeç. Ky i fundit shërbente në stacionin e Policisë në Patos.
Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj 27-vjeçarit G. H., rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor “Patos-Fier”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos)”-njofton policia.