30-vjeçarja Denida Rexhepi u la sot në masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë seancës në gjykatën e Tiranës apo mohoi duke deklaruar se nuk i ka rrahur fëmijët e kopshtit ku punonte.
Avokati i saj kerkoi lirimin nga paraburgimi me argumentin se s’ka vepër penale që mund ta mbajë të izoluar.
Edukatorja u arrestua 3 ditë më parë nga Komisariati nr. 2 pas denoncimit të dy nënave se fëmijët e tyre janë dhunuar në kopështin “4 Stinët” në rrugën “Nikolla Lena”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi.