Aktualitet

Eduart Ndocaj, emocionet dhe shqetësimet e fjalimit të parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 12/11/15 |
b.f

Deputeti i Partisë Demokristiane, Eduart Ndocaj, ka mbajtur sot fjalën e tij të parë në foltoren e Kuvendit. Në një fjalim që nuk fshihte emocionet e herës së parë para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Ndocaj tha se përfaqëson tre komunitete, të cilat duhet të kenë mbështetjen e veçantë të qeverisë: biznesi, emigrantët dhe zona e Lezhës.
“Vij nga bota e biznesit. Biznesi e sipërmarrja kanë nevojë për mbështetje. Kam 20 vjet që bëj biznes në Itali. Nuk mund të merren masa duke e vënë biznesin përballë sfidave të vështira. Nëse nuk krijojmë vende të reja pune, ne kemi dështuar në misionin tonë në zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Deputeti demokristian kërkoi bashkëpunimin e kolegëve për hartimin e ligjit që u jep emigrantëve të drejtën e votës. “Të dashur kolegë, duhet të jemi më afër qytetarëve. Përfaqësimi i tyre nuk bëhet duke bërë spektakël një herë në javë në Parlament. Politika po largohet gjithmonë e më shumë nga qytetarët. Unë kam ikur në emigracion në moshë të re dhe kam menduar gjithmonë për Shqipërinë. Kontributi i emigrantëve ka qenë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare.

Emigrantët kanë të drejtë të votojnë. Hajde ta bëjmë të gjithë së bashku këtë ligj, që ata ta kenë të mundur të votojnë”, tha ai. Si përfaqësues i qarkut të Lezhës, Ndocaj tha se për zonën që ai përfaqëson është bërë pak, madaje është lënë në harresë. “Jam përfaqësues i qarkut Lezhë, një nga zonat me resurse për zhvillimin ekonomik. Ai është lënë në harresë dhe është trajtuar si provincë periferike. Ju ftoj të lëmë ndasitë politike dhe të punojmë për një Lezhë më të mirë”, tha ai

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas