Aktualitet

Edicioni i 4-t i BALFIN Innovation Summit, shpallet ideja më novatore në biznes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 10/06/22 |
Opi Nion

Grupi BALFIN organizoi edicionin e katërt radhazi të Balfin Innovation Summit, një event vjetor kushtuar ideve dhe projekteve novatore. Tre projekte finaliste të Grupit konkurruan me koncepte që përbënin risi si në strukturën e tyre ashtu edhe në treg. Tre projektet novatore të paraqitura në finale ishin nga East Gate Mall në Maqedoninë e Veriut, Jumbo dhe OnSolutions në Shqipëri.

Vlerësimi i ideve të paraqitura u bë nga një juri e përzgjedhur, e përbërë nga Erion Nako, Drejtor i ProTik, Artan Hoxha, Themelues i Tirana Business University dhe Matilda Shehu, Drejtoreshë e Transformimit në Grupin BALFIN.

Aktiviteti u përshëndet nga Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane. “Krenohem me faktin se të gjithë ne në BALFIN punojmë shumë çdo ditë për të arritur lartësi të reja të paeksploruara,” tha ai përpara se t’i shprehte vlerësimin konkurrentëve për projekt-idetë e tyre. Edicioni i këtij viti pati të ftuar Afonso Rebelo De Sousa, menaxher projektesh dhe trajner i mirënjohur inovacioni, i cili i prezantoi audiencës hapat kryesore të inovacionit dhe sipërmarrjes në korporata.

Drejtori i Marketingut të Jumbo, Ani Xhetani dhe Specialistja e Marketingut, Fiorela Jaupi, prezantuan projektin “Reminder to be HAPPY!”, mbi përmirësimin e përvojës së klientit përmes rinovimit funksional të aplikacionit ekzistues të besnikërisë, Happy.

Saimir Berberi, Menaxher i Zgjerimit në OnSolutions, prezantoi para pjesëmarrësve “Geolocation Loyalty Marketing”, shfrytëzimin e teknologjive të vendndodhjes për të tërhequr dhe mbajtur klientët me oferta të personalizuara. Aida Velaj, Drejtoreshë Ekzekutive, dhe Irena Vuka, Menaxhere e Programit të Besnikërisë, ishin kontribueset e tjera të projektit.

Projekti fitues, “Augmented Reality in East Gate Mall ” i prezantuar nga Drejtori Ekzekutiv i South East Gate, Igor Davkov, synonte të përmirësonte udhëtimin e konsumatorit përmes teknologjisë së fundit. Projekti është realizuar në bashkëpunim me Filip Kopanovski, Natasha Apostolov dhe Biljana Severinova.

Ky edicion i BIS, që kulmoi me eventin final të mbajtur dje në Tiranë, pati një format të ri, pasi për herë të parë u shqyrtuan aplikime individuale dhe fituesit iu dha çmimi i madh prej €5,000.

Fituesi u shpall nga Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, e cila i dorëzoi trofeun dhe çekun ekipit fitues. “Grupi BALFIN ka spikatur gjithmonë për këto iniciativa që synojnë të shpërblejnë idetë, kreativitetin dhe gjenialitetin individual – prandaj këtë vit, ne vendosëm të heqim të gjitha barrierat dhe t’i mundësojmë çdo punonjësi të marrë pjesë individualisht në mënyrë që të përqafojë plotësisht inovacionin. Pa dyshim, ka qenë sfiduese, por me vlerë,” tha ajo në fjalën e saj përmbyllëse.

“Falënderojmë jurinë për këtë çmim të rëndësishëm dhe premtojmë se do ta çojmë inovacionin më tej në East Gate Mall”, tha Davkov, i cili mori çmimin së bashku me Natasha Apostolov në emër të ekipit të tij në Maqedoninë e Veriut.

Për Grupin BALFIN, Balfin Innovation Summit është një manifest i kulturës së brendshme organizacionale dhe të inovacionit, i cili synon të maksimizojë potencialin e punonjësve dhe të sfidojë aktualitetin. Grupi shquhet si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të ideve inovative në të gjitha vendet ku është i pranishëm. Projektet e prezantuara nga kompanitë e grupit në këtë event kanë qenë të suksesshme në qasjen dhe aplikimin e tyre në treg, gjë që e bën aktivitetin në vetvete edhe më të konsoliduar.

Pas